Flash News

KRYESORE

Renea dhe Shqiponjat vijojnë operacionin në Tepelenë, grabitësi i bankës dyshohet se është larguar nga fshati

Renea dhe Shqiponjat vijojnë operacionin në Tepelenë,

Në fshatin Manaj, vijojnë kërkimet për autorin e grabitjes së ‘Raiffeisen Bank’ në Telepenë, Kristo Ruçi. Megjithatë, ende nuk është rënë në gjurmët e 25-vjeçarit.

Në ndihmë të policisë kanë shkuar edhe njësitë Shqiponja dhe Renea, ndërsa dyshohet se 25-vjeçari mund të jetë larguaj nga fshati Memaj, për në fshatin Dukaj, nga kodrat pasi fshatrat janë krah njëri-tjetrit.

Babai i 25-vjecarit, i cili është në ‘arrest shtëpie’ për një tjetër ngjarje kriminale, i tha policisë se do t’i kërkonte djalit të tij të dorëzohej në polici.

Por deri më tani ai është ende në arrati. Automjete të shumta policore po patrullojnë në rrugën Tepelenë-Memaliaj-Dukaj, zonë ku mendohet se fshihet 25-vjecari.

Ruçi nuk është është një emër i panjohur për drejtësinë, pasi rezulton si një person me precedent penal, për veprën e kultivimit dhe transportit të drogës.

Të fundit