Flash News

KRYESORE

Rënia drastike e turistëve, ankohen biznesmenët: Hera e parë që ndodh në 18 vitet e fundit

Rënia drastike e turistëve, ankohen biznesmenët: Hera e parë

Numri i turistëve vendas dhe të huaj lë për të dëshiruar deri tani në vendin tonë. Alarmit të opozitës i bashkohen edhe vetë biznesmenët, të cilët tregojnë se një rënie e tillë nuk është parë në 18 vitet e fundit.

Ibrahim Osmani është nga Kosova dhe në Durrës drejton një hotel.

“Ka rënie, shumë jo pak. Unë kështu se mbaj mend të them të drejtën. Kam 18 vite që punoj, por kështu rënie nuk mbaj mend”, shprehet Ibrahim Osmani për Top Channel.

Ndërsa Lirim Bajrami është nga Tetova dhe ka hapur një restorant në Durrës.

“Këtë vit ka pushues të huaj, polakë, hungarezë, boshnjakë, por Durrësi, dmth plazhi i Durrësit ka shumë pak. Rënia është 30-40% të pushuesve të Kosovës, Maqedonisë dmth të shqiptarëve. Në krahasim me vjet është shumë shumë poshtë turizmi, si për kosovarë si për shtetas të huaj”, tha biznesmeni.

Të fundit