Flash News

KRYESORE

Rënia e PPP-së për Teatrin/ Veliaj i përgjigjet Bashës: Nuk gjobit dot biznesin e radhës

Rënia e PPP-së për Teatrin/ Veliaj i përgjigjet Bashës:

Pas deklaratës së kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mbi dështimin e PPP-së ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, ka ardhur edhe reagimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Teksa siguroi që sipas tij Tirana do të ketë një teatër të ri modern, që plotëson të gjitha kërkesat e komunitetit të artistëve, Veliaj tha se qeveria dhe bashkia kanë marrë përsipër të ndërtojnë me fondet e tyre teatrin e ri, pasi kërkesat e reja shtesë nga artistët nuk plotësoheshin dot  nga kompania.

Sa i përket akuzave të kryetarit të PD, Veliaj akuzoi se në të vërtetë Basha ka shqetësim humbjen e një biznesi sepse nuk arriti që të gjobiste biznesmenin e radhës.

“Është e disata herë që unë dëgjoj që PD nuk tërhiqet nga gjërat. Për të, qartazi është një biznes i humbur sepse nuk arriti që të gjobiste biznesmenin e radhës. Kjo është një ndërtesë publike, siç ndërtohet çdo shkollë e qytetit dhe siç kam dëgjuar atë që nuk tërhiqet nga asnjë betejë, mezi e pres ta shoh për betejën e radhës ku jo vetëm teatri do të bëhet. Ai po shkon drejt një humbjeje të sigurt, për një mandat të tretë të Edi Ramës si kryeministër”, tha ndër të tjera Veliaj.

Kujtojmë se në një postim në Twitter, Basha hodhi akuza ndaj kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Erjon Veliaj, pasi sipas tij, po iu hidhet hi syve shqiptarëve me njoftime gjysmake sa i përket Teatrit.

Të fundit