Flash News

KRYESORE

'Reparti ushtarak' i Gramoz Ruçit: Seancat nisin fiks; Bashës i lejohet 'kohë kryeministrore'; Berishës i ndërpritet fjala, por i jepet një 'dritare speciale'

'Reparti ushtarak' i Gramoz Ruçit: Seancat nisin fiks;

Gramoz Ruçi ka vendosur ta drejtojë me dorë të hekurt, si të ishte një repart ushtarak, Parlamentin e ri. Krejt ndryshe nga politikani i 'qetësisë dhe dashurisë', Ilir Meta. Ky i fundit, tashmë në Presidencë, e lejonte të fliste sa të donte ish-kryetarin demokrat. Krejt të kundërtën ka bërë dje Gramoz Ruçi, i cili nuk e ka lejuar Berishën të dalë përtej 20 minutave të rregulluara me statut. Lëshimi që i është bërë Berishës ka të bëjë me dritaren kohore kur ai mund të mbante fjalimin. Ndryshe nga deputetët e tjerë, të cilët e humbisnin të drejtën e mbajtjes së fjalimit nëse nuk ishin të pranishëm kur u vinte radha, për ish-Kryeministrin është krijuar një 'kornizë speciale kohe'. Ai mund të fliste pasdite, 'mes orës 13.30 dhe 15.00'.

Lëshimin më të madh duket se e ka marrë kryetari i opozitës, Basha, i cili është lejuar të flasë 40 minuta, po aq sa kryeministri Rama.

Ruçi është treguar i rreptë edhe me orën e nisjes së punimeve të seancës. E lajmëruar për në ora 9 të mëngjesit ajo ka nisur fiks, një praktikë krejt ndryshe nga seancat që drejtoheshin nga Meta, të cilat çeleshin një orë apo dy me vonesë.

Të fundit