Flash News

KRYESORE

Reperi shqiptar publikon këngën me French Montanta, merr menjëherë vlerësime

Reperi shqiptar publikon këngën me French Montanta, merr

Reperi me origjinë shqiptare, Gashi, po ndërton një karrierë të suksesshme në SHBA dhe së fundmi ka publikuar këngën e re ‘Creep on me’ në bashkëpunim me French Montanta dhe Dj Snake, dy artistë të konfirmuar në tregun muzikor ndërkombëtar.

‘Creep on me’ është publikuar në Youtube në versionin audio dhe reperi ka njoftuar se së shpejti do të publikohet edhe videoklipi.

Gashi ka marrë menjëherë vlerësime për këngën e re dhe një prej atyre që ka komentuar është edhe Dj Tiesto. “Duket e bukur”, i shkruan holandezi reperit shqiptar.

Gashi është tashmë pjesë e kompanisë ‘Roc Nation’ e themeluar nga Jay Z, pjesë e së cilës ka qenë më parë edhe Rita Ora.

Të fundit