Flash News

KRYESORE

Reperi vdes nga mbidoza, fansat akuzojnë Ariana Grande: Është faji yt

Reperi vdes nga mbidoza, fansat akuzojnë Ariana Grande: Është

Mbidoza e drogës i ka marrë jetën një tjetër reperi që po ndërtonte karrierë të suksesshme në SHBA. Mac Miller ka ndërruar jetë në moshën 26 vjeçare në shtëpinë e tij dhe autoritetet deklarojnë se shkak është bërë mbidoza.

Ai ka qenë i lidhur për dy vite me këngëtaren e njohur, Ariana Grande, marrëdhënie që përfundoi në muajin maj.

Sipas miqve, Mac Miller nuk e përjetoi aspak mirë ndarjen nga Ariana dhe kjo është arsyeja përse shumë fansa po bëjnë përgjegjëse këngëtaren për vdekjen e 26 vjeçarit.

"Ky është faji yt. Është çmenduri sepse ti e vrave atë”, i shkruante një fans këngëtares.

Pas ngjarjes, Ariana Grande është detyruar të bllokojë komentet në rrjetet sociale.

Të fundit