Flash News

KRYESORE

Replika e Metës për Ramën: Fjalët që më thua kur takohemi nga afër, mos dëgjo oligarkët. Koha për frymë të re

Kanë vazhduar replikat Meta-Rama dhe presidenti i Shqipërisë i ka kërkuar edhe njëherë kryeministrit të respektojë marrëveshjen e 5 qershorit dhe të pranojë hapjen e listave.

Meta ka postuar një video ku Rama thur elozhe për Metën dhe i drejtohet duke e falënderuar por edhe duke i thënë që koha për një frymë të re, për një bashkëjetesë qytetare dhe evropiane.

Reagimi i plotë:

Edi, faleminderit për fjalët e mira që ke thënë për mua 20 vite më parë dhe që m’i thua gjithmonë kur takohemi nga afër. E di vetë ti!

Por nesër është një ditë e rëndësishme për shqiptarët, ndaj të lutem mos dëgjo më bandat dhe oligarkët se nuk ja u ka parë kush hajrin!

Koha për një FRYMË TË RE, për një bashkëjetesë qytetare dhe europiane, është tani!

Respekto Marrëveshjen e 5 Qershorit dhe të lutem hapi listat, për socialistët në radhë të parë dhe për të gjithë shqiptarët.

Lexo edhe: Presidenti Meta: Qartësisht vendi po rrëshqet me shpejtësi drejt një junte me “grusht të hekurt"

Zëdhënësi i Metës i përgjigjet Ramës: Lëri llogjet, presidenti nuk të shpëton dot

Rama reagon sërish ndaj Metës: Thuaj çfarë borxhi të kanë shqiptarët, po ngatërron dynjanë në Shqipëri e matanë

Të fundit