Flash News

KRYESORE

Replika mes Taulant Mukës dhe deputetit Boçi: Nuk të bën profesor krijmtaria letrare, por puna kerkimore

Replika mes Taulant Mukës dhe deputetit Boçi: Nuk të bën

Ish zv/ministri i Arsimit, Taulant Muka është përfshirë në një debat me deputetin e Partisë Demokratike në Qarkun e Elbasanit, Luçiano Boçi.

Mesditën e sotme, Muka akuzoi Boçin se ka marrë titullin Prof. i Asociuar, pa publikime shkencore. Deputeti Boci, reagoi pak orë më vonë, ku  ndër të tjera mohonte akuzat e Mukës, duke theksuar se ka bërë disa kërkime shkencorë, që janë publikuar në revista me fakto impakti

“Dhe ato i kam bërë, jo me të dhëna fallco provokative prej “shkencëtari”, por me seriozitetin personal të një pretenduesi që hulumton”, shkruante Boçi në ‘Facebook.

Replikat vijuan, teksa Muka shkruan se emri i Boçit nuk figuron në asnjë revistë shkencore. “Nuk mora nga ty pergjigje per krimin ekomonik te Universitetit Europian te Tiranes dhe favorizimin e universiteteve private nga politika majtas/djathtas, apo nene te ligjit qe jane problem qe te kuptojne edhe studentet se çfare eshte e nevojshme te ndryshohet! Ka rene Rama, por ka zene dhe opoziten brenda”, përfundon Muka.

Të fundit