All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Replika Zogaj-Pjerin Ndreu/ Asnjë votë nuk është blerë me një libër të Izajah Berlinit në dorë

All - Paragraf - 1

Preç Zogaj, shkrimtar, i katërti në listën e PD në Lezhë, nuk u fut dot në parlament. Në një intervistë për revistën 'Mapo' ai fliste edhe për 'zgjedhje të vjedhura' dhe rënien e çuditshme të euros. Zogaj ishte ndoshta një ndër të parët që artikuloi tezën se rënia e euros lidhet me hedhjen e sasive të mëdha të monedhës në qarkullim gjatë kohës së zgjedhjeve, të përdorura për të blerë apo tjetërsuar votën.

All - Paragraf - 3

Pjerin Ndreu, deputet i PS, të cilin Rama e zhvendosi nga Puka në Lezhë, duke e vënë në njëfarë mënyre përballë Zogajt, ka reaguar në Facebook kundër pretendimeve të kundërshtarit politik. Ndreu llogarit votat e Zogajt në fshatin e tij. Edhe Zogaj 'futet' në Facebook dhe prej aty i shpjegon se rezultatet mund t'i gjente në KQZ dhe s'kishte nevojë t'ja këkronte atij, megjithate sqaron se PD në fshatin Manati ka marrë më shumë vota se PS dhe LSI.

Në fund Zogaj citon Izajah Berlinin. Këtu Zogaj lodhet kot. Ka dëshmi jo të pakta se votat në Shqipëri janë blerë me euro apo lekë dhe për të 'fortifikuar' pazarin është përdorur edhe Bibla apo Kurani sipas fesë së shitësve. Në asnjë rast për be nuk raportohet se ka patur blerje vote me një libër të Izajah Berlinit në dorë.

Statuset e Ndreut dhe Zogajt:

 

Të fundit