Flash News

KRYESORE

Replikat/ Basha i përgjigjet Ramës: Je kukull e krimit; sa më gjatë ti në pushtet, aq më shumë shkolla të rrënuara

Replikat/ Basha i përgjigjet Ramës: Je kukull e krimit; sa më

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka replikuar me kryeministrin Edi Rama pas sulmit të këtij të fundit për deputetët që denoncuan sot mbylljen e qindra shkollave në të gjithë vendin. Edhe ka Basha ka zgjedhur ‘Twitter’-in për t’ju përgjigjur Ramës, të cilin e quan kukull të krimit dhe politikanin më të paaftë në 30 vite.

Kryedemokrati thekson se opozita thotë të vërteta që i di çdo prind dhe çdo nxënës, ndërsa paralajmëron se sa më gjatë të jetë Edi Rama kryeministër, aq më shumë shkolla të rrënuara dhe fëmijë të braktisur do ketë në Shqipëri.

“Kukulla e krimit Edi Rama, më i paafti dhe i dështuari politikan në 30 vite, mbyll 133 shkolla dhe akuzon opozitën pse thotë të vërtetat që di çdo prind e nxënës!Sa më gjatë kryeministri i çarterave dhe luksit, aq më shumë shkolla të rrënuara dhe fëmijë të braktisur në Shqipëri”, shkruan Basha.

Deputetët e opozitës ishin sot në disa qarqe të vendit ku raportuan për mbylljen e 133 shkollave. Ky fakt ka shkaktuar edhe reagimin e disa intelektualëve në vend, të cilët e konsiderojnë të qëllimshme mbylljen e institucioneve arsimore.

Mbyllja në masë e shkollave, Aurel Plasari: Ky vend qeveriset nga ata që kanë frikë prej dijes

Të fundit