Flash News

KRYESORE

Replikon sërish Kryemadhi: Z. Knut u largua nga mbledhja sapo i përmenda dosjen ‘339’

Replikon sërish Kryemadhi: Z. Knut u largua nga mbledhja sapo i

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka replikuar sërish me euro-deputetin Knut Fleckenstein, që u shpreh i zhgënjyer me qëndrimin e Kryemadhit për të cilën tha se iu duk se ishte kundër integrimit.

Kryemadhi sqaroi Fleckenstein u largua 25 minuta nga mbledhja sapo degjoi të flitej për dosjen ‘339’.  “Meqë qenka shqetësuar shumë, po ju them çfarë i kam thënë unë zotit Knut. Në momentin që zoti Basha përmendi dosjen 339, se askush prej tyre nuk e dinte, na flisnin për marrëveshjen e Zhan Monesë. Sapo u përmend dosja ai u largua nga takimi për 25 minuta. Zoti Knut u shfaq shumë i shqetësuar të dëgjonte dosjen 339. Vetëm Ramën dhe Dakon kam parë aq të shqetësuar nëse ai ka ndonjë problem të shikojmë çdo na dëgjojnë veshët se janë edhe 600 disqe të tjera, siç thuhet”, sqaroi Kryemadhi, që tregoi edhe se çfarë u tha euro-deputeteve.

“Zotërinjë eurodeputetë, nese ka stabilteti për krimin do të thotë destabilitet për Europën dhe e dini ndikimin e grupeve shqiptare të drogës në Europë, në Lodër, Spanjë, Hamburg. Kemi vendosur ta destabilizojme krimin për të mbrojtur fëmijet tanë dhe nuk kthehemi me pas. Nesë në Gjermani Znj. Merkel do të ishte kapur duke bashkëpunuar me krimin duke blere vota, çdo të ndodhte? Minimalja do të niste nje investigim. Ka 2 vjet që dosja nuk hetohet. Ne kërkojmë standarte dhe vlera për të cilat ju flisni dhe i keni në vendin tuaj. Koka e krimit të organizuar është Edi Rama”, sqaroi Kryemadhi.

Të fundit