Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Reportazh/ 'Fshati me Gropa' ku u mbytën nënë e bijë; Alarupi i njëmijë halleve dhe një tragjedie
nga Alarupi / Marsel Lela
Udhëtimin për në Alarup, që zgjat 30-40 minuta, e nisim nga qendra e Pogradecit. Rruga 'e mirë' mbaron në fshatin Bllacë; më tej makina duhet të kalojë nëpër një rrugë të ngushtë dhe asfaltngrënë. Gropat janë bashkëudhëtare deri në zemër të fshatit (a nuk po shkojmë atje për gropat, në fund të fundit?). Tundje-shkundjet zbuten ngapak prej peizazhit idilik me kodra të buta dhe pemë frutore. Përpara, si në poezitë e Lasgushit, shtrihet kryeneç Mali i Thatë.
Shtëpitë janë të shumta dhe arkitektura e tyre, sic në çdo fshat shqiptar, e larmishme. Gjen vila të mëdha, shtëpi të vogla tradicionale me tjegulla të vjetra, siç gjen, si të ishin dëshmi e diversitetit dhe pabarazisë, të tjera thuajse të rrënuara.
“Shumica e shtëpive janë të braktisura për shkak të shpopullimit”, - më thotë Genti Çela, miku dhe shoqëruesi im në këtë udhëtim, që e njeh mirë zonën duke qenë se është pogradecar dhe aktivist i "Fundjavë ndryshe". Njerëzit largohen për shkak të varfërisë dhe pamundësisë për të gjetur një punë, shpjegon ai.
Makina gjarpëron rrugicave deri në qendër të fshatit, ku është edhe stacioni i fundit i fugonave. 'Qendra' është një shesh i ngushtë me një burim, një lokal të vogël me dy tavolina dhe xhaminë, minareja e së cilës është objekti më i lartë në të gjithë fshatin.
Në Alarup pak gjëra lëvizin. Tek – tuk ndonjë grua që del për të mbushur ujë te burimi, fëmijë që mblidhen te lokali i fshatit dhe, rrallë, ndonjë makinë që bart kryesisht arka me mollë. Lëviz gjithashtu, më e rënda e ngjarjeve, sidomos për një fshat, tragjedia e pak ditëve më parë, pesha e së cilës mori poshtë një nënë 35 vjeçare me të bijën 10-vjeçare.
Të dyja, ndoshta dorë për dorë, u mbytën në një gropë me ujë që shërbente për vaditje.
Kryeplaku i Alarupit, Adriatik Hoxhallari, na pret me përzemërsinë dhe gatishmërinë për të na shpjeguar gjithçka, rreth ngjarjes dhe fshatit.
“Ajo që i ndodhi familjes Mazelli mos i ndodhtë kujt!”, thotë me një zë të cilin ende nuk e ka lënë keqardhja. Na shpjegon se tragjedia ndodhi si shkak i mungesës së infrastrukturës dhe i investimeve në sistemin e furnizimit me ujë. Fshatarët janë të detyruar ta zgjidhin këtë mungesë me mjete rrethanore, duke hapur vetë gropa pranë tokave dhe arave që punojnë.
Gjatë rrugës për në vendin ku ndodhet njëra prej këtyre gropave, dhe ku u mbytën nënë e bijë, Hoxhallari gjen rastin për të na shpjeguar problemin kryesor të fshatit, si pasojë e të cilit fatkeqësia kishte pllakosur familjen Mazelli.
[foogallery id="324684"]
30 vjet pa ujësjellës
Hoxhallari sqaron se, jo vetëm sistem ujitës, por as ujësjellës nuk ka patur Alarupi që prej 30 vjetësh. “Para dy vitesh është vënë dorë nga pushteti lokal, por copa-copa është, i amortizuar komplet. Ujësjellësi nuk funksionon prej dekadash”, tregon kryeplaku.
Uji, ose mungesa e tij, duket se e përkufizon fatin e këtij fshati; siç përcaktoi fundin e keq të nënë e bijë. Burimi i fshatit-kroi i fshatit tonë, ujët e kulluar, këndonte Lasgushi- është e vetmja rrjedhë publike uji; nëpër shtëpi nuk shkon asnjë pikë. Vetëm për të pirë u duhet ta bëjnë 5 - 6 herë në ditë rrugën nga shtëpitë te kroi. Ndryshe nga poezia e Lasgushit, kroi i fshatit pogradecar nuk është i llagartë. Kryeplaku thotë se ka dalë me mikrobe.
Shkolla 9 vjeçare ka të njëjtin problem. Duke mos pasur sistem furnizmi me ujë, shpesh bëhet e pamundur që fëmijët të rrinë për orët e mësimit. Banjove nuk u afrohesh dot nga era e keqe që përhapet të gjitha klasat.
Shkolla, një godinë e shkretë me xhama të thyer, nuk ka as oborr; fëmijët me të dalë nga dera zbresin në rrugën ku kalojnë makinat.
Kryeplaku ngre supet kur e pyet nëse ka pasur ndonjë reagim nga autoritetet për gjendjen në fshat, tashmë e vjetër, sa edhe vetë tranzicioni tri dekadësh. Ai tregon se ka bërë disa kërkesa. Me sa duket, në fshat më shpejt mbërrin tragjedia se sa shteti.
“Shumë herë i kemi kërkuar autoriteteve ndihmë, madje me shkresa që ia kemi dërguar njësisë Bashkiake, se ne të parën kemi njesinë, por nuk kemi marrë asnjë përgjigje”, thotë Hoxhallari.
Banorët janë shumë të drojtur dhe kur u thua që je gazetar tregohen të rezervuar dhe nuk duan të flasin. Duhet ndërhyrja dhe këmbëngulja e kryeplakut të fshatit që ata të rrëfejnë hallet e tyre.
Shpresa Ç., thotë se uji është kthyer në një luftë për mbijetesë për fshatin Alarup.
“Na duhet ta mbushim çdo ditë me krah, disa herë në ditë dhe vetëm për të pirë. Askush nuk është kujtuar të vërë dorë për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi. Burimi është i vetmi vend ku mbush ujë gjithë fshati, përveç ndonjë familje që ka ndërtuar pus. Këtu mbushim për të pirë, për të gatuar dhe për të larë”, shprehet ajo.
Fshati 'për të cilin kujtohen vetëm kur ka fatkeqësi'
Tragjedia e familjes Mazelli ka ndodhur 30 minuta larg shtëpisë; aq është distanca nga banesa deri te toka ku Lira po punonte bashkë me të bijën. Rrugës, Adriatik Hoxhallari, si për të thyer heshtjen e padurueshme kur nisesh drejt vendesh të tilla pikëlluese, tregon për fshatin e tij.
“Fshati ka 500 deri në 600 banorë, duke mos llogaritur ata që janë larguar dhe që largohen çdo ditë. Por nuk është fshat i vogël, sot janë thuajse 160 shtëpi”.
Të larguarit janë të shumtë, madje edhe bashkëshorti dhe babai i të mbyturave, dy ditë më parë kishte kaluar në Maqedoninë e Veriut. Adriatiku tregon se banorët shkojnë atje herë pas here, për një apo dy javë, ‘për të marrë pesë lekë’. Shton se i vetmi burim i ekonomisë për ta është emigracioni.
Alarupi është një habi shqiptare. Një fshat me toka pjellore, ku rriten një larmi prodhimesh cilësore, dhe banorë që 'për pesë lek' shkojnë në Maqedoninë fqinje... për të shitur ndonjë arkë mollë apo për të punuara tokat e atjeshme.
Alarupi është i famshëm për mollët, qershitë dhe lajthitë, thotë Adriatiku. Vreshta nuk ka shumë dhe pakkush merret me to: i kanë i kanë braktisur 'për shkak të mungesës së infrastrukturës'.
Braktisja shihet edhe te shtëpitë. Të rrëzuara një pjesë, për shkak se askush nuk banon në to. Shtëpitë bien pa frymën e njerëzve, thonë. Të zotët, të pamundur për të siguruar jetesën, detyrohen të largohen. Në Maqedoninë e Veriut që e kanë pranë, apo në vendet e Bashkimit Europian.
Nuk janë të pakët pleqtë që kanë mbetur vetëm në shtëpitë që gati po u bien mbi kokë. Një prej tyre, 75 vjeçar, jeton i vetëm në një kasolle të rrënuar. Pa kujdesin e askujt, gjatë ditës mbledh ç’të mundë nëpër fshat: trëndafilë të egër, kërpudha, mana toke, manaferra, të cilat i sillte në shtëpi në një thes. Ato janë hajet e ditës së tij.
“Ne na ndizet një shpresë kur këtu vijnë gazetarë, por në fshatin tonë vetëm kur ndodhin fatkeqësi mund të kujtohet dikush. Por nuk duam që të vijnë për të na intervistuar vetëm në të tilla raste”, shprehet me keqardhje Hoxhallari.
Gropat
Pak para se të arrijmë në vendin ku humbën jetën Lira me të bijën 10 vjeçare, kryeplaku na tregon dy gropat e para. Ato janë të thara dhe të parrezikshme, por pak më lart kishte një mori të tillash 'funksionale'.
Thellësia e tyre shkon nga dy deri në shtatë apo tetë metra. Thuajse të gjitha ishin të pasiguruara me rrethim të jashtëm. Hoxhallari thotë se pas ngjarjes tragjike gati gjysma e fshatarëve që kanë një gropë të tillë kanë nisur të marrin masa për t’i rrethuar.
Gropat janë të pa menaxhuara, pa leje, pa mjete rrethuese, apo perimetër sigurie. Sipas kryeplakut, deri më sot nuk është marrë asnjë masë që këto gropa të rrethohen në mënyrë që të mbrohen fëmijët, pleqtë, apo bagëtia.
“Duhet të na ndodhin fatkeqësi të tilla që ne të na tërheqin veshin, ose të reagojmë diku”, thotë Hoxhallari.
Ai rrëfen se thuajse çdo familje në fshat ka hapur një gropë, të cilat në fakt janë të paligjshme, sepse janë të pa studiuara, pa leje, etj. ...por bëhen nga halli. Nuk janë rezervuare, thjeshtë gropa që janë hapur vetëm me qëllim vaditjen.
“Fermerët, duke mos qenë të motivuar ose të nxitur për të nxjerrë diçka më shumë, krijojnë edhe këto punime të tilla”, sqaron kryeplaku.
Burimi nëpëmjet të cilit shumica prej tyre mbushen janë reshjet e shiut. Një tjetër janë ujrat e nëntokës, por kjo ndodh vetëm kur gropat janë shumë të thella.
Ngjarja
Gropa që mori dy jetë nuk është shumë e thellë, diku tek 1.8 metra. Në fund të saj ka shumë llucë, dhe në fshat kjo është interpretuar si arsyeja se pse nënë e bijë nuk kanë mundur të dalin prej saj.
Gropa ndodhet në tokat e familjes Mazelli, rreth 30 minuta më këmbë nga shtëpia. Askush nuk mund të japë një dëshmi të saktë se si ka ndodhur ngjarja, në cilën orë dhe kush ra e para në gropë, e ëma apo e bija. Dyshimi i thjeshtë e ka se ato mund të jenë mbytur disa orë para se të gjendeshin të pajeta nga njëra prej katër vajzave të 35 vjeçares.
Gruaja ka qenë duke punuar tokën dhe mund të ketë parë se vajza nuk ishte më rrotull. Në buzë të gropës ka gjetur sandalet e saj, dhe të ëmës duhet t’i ketë vajtur mendja dhe ka rendur me vrap. Duke provuar të nxjerrë vajzën ka mbetur edhe vetë. Ky është vetëm një skenar. Një shpikje jona ndoshta për të rujatur, pas vdekjes, shenjtërinë e jetës dhe të lidhjes nënë-bijë.
Një interpretim tjetër në fshat është se, një nga shkaqet që e ëma nuk ka mundur të nxjerrë vajzën dhe as veten, ka qenë tronditja e pësuar. E para ka mbërritur vajza e madhe e Lirës, nxënëse në klasë e 7. Ajo ka patur në krah motrën e vogël 15 muajshe. Ende fëmijë gjiri.
Vajza ka dhënë alarmin. Vjehrri i të mbyturës ka shkuar dhe i ka nxjerrë nënën bashkë me vajzën. Të pajeta. Ashtu siç ngjan sot ajo gropë.
E paralajmëruar. Kështu thonë për të gjitha tragjeditë. Edhe kur përsëriten
Gropat e hapura nga fshatarët në Alarup, për të ujitur të mbjellat janë një gojë e madhe e marrëzisë dhe pamëshirës, që pret në heshtje viktimën e radhës. Familja Mazelli nuk është e para që 'thithet' në gropat e fshatit. Të zeza kanë qenë paralajmërimet e së shkuarës.
Kryeplaku ndalet te rasti i një fëmijë të mbytur në njërën prej atyre gropave gjatë mesit të viteve 90’; djalë i vetëm pas dy vajzash.
Ky rrezik do të vazhdojë nëse 'autoritetet përkatëse', deputeti i zonës, Bashkia e Pogradecit dhe, pse jo vetë fshtaarët do të vazhdojnë të kalojnë përbri atyre gropave si të ishin pjesë e jetës.
Në kthim na prin shpresa, e cila fare mirë mund të jetë asgjë më shumë se ndjenja e lehtësimit se ne nuk jetojmë këtu. Teksa e lëmë pas shpine fshatin, rrugicat e tij ngjajnë të zgjatura si duar njerëzore që shtrihen për t’u mbërthyer pas këmbëve të Malit të Thatë.
Për një çast i japin Alarupit trajtën e një njeriu që rreket për të dalë nga gropa.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38