Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Reportazh/ Në Thumanë, ku varrimet e tërmetit bëhen me 'listë' dhe, ku jeta, me të gjitha poshtërsitë, vazhdon
nga Thumana Alfred Lela & Jona Kazani
Sadaku, qeni tashmë i famshëm i Emergjencave Civile të Republikës së Kosovës, është 'pushim' sot. I rrethuar prej ushtarësh ai po bën gjënë e dytë që di të bëjë më mirë: shërben si kënd kureshtjeje dhe fotosh për njerëzit e shumtë që e kanë bërë Thumanën, një fshat të madh, 'kryeqytet të dhimbjes dhe solidaritetit".
Ose ndoshta bezdiset prej interesimit, siç është shqetësuar edhe Thumana nga gjithë kjo vëmendje, që ka ardhur vetëm pas një fatkeqësie të madhe, peshën e së cilës duket se nuk e mban dot.
Qendra e fshatit shfaqet pas shiriti të asfaltit që shmanget djathtas. Xhamia, 'shtëpia e Zotit', është plasaritur dhe rrjepur, edhe ajo nga 'dora e padukshme' por tronditëse të cilën shumë ia mveshin Zotit. I cili, duhet thënë, ka një dorë të çuditshme fort përderisa ka shkuar e ka prekur, si me kast, bash aty ku fija është më e hollë, aty ku dhemb më shumë, në një fshat të varfër që quhet Thumanë, apo Kënetë.
Përballë xhamisë shtrihet teatri i 'Apokalipsit', një term që është pëdorur me bujari nga mediat këto ditë, duke qenë më shumë një shpikje e studiove të Tiranës sesa përkim me atë që njihet si 'kijameti'. Hiroshima dhe Nagasaki për shembull, Dresdeni i bombarduar nga aleatët, cunami që goditi Sumatrën etj., mund ta meritojnë këtë emër.
Apokaliptike, ajo që ka ndodhur ka qenë vetëm për ata që kanë humbur njerëzit e familjes bashkë me shtëpitë. Ka që kanë humbur të gjithë familjen, ka që kanë humbur një; një të afërm që u ka vdekur në krahë.
***
Si Kreshnik Preçit, për shembull. Djali që është ulur në një karrige te dera e njësisë adminstrative të Thumanës, ka në portret një stërmundim. Mbi zemrën e lodhur i pushon si një gurore një operacion në aortë dhe humbja e djalit të xhaxhait, Kristit, në tërmetin e së martës. E ka gjetur para se ta humbte; me një kolonë të ngulur në kokë, me gojën e mbushur me gjak, gjysmë të ulur në shtrat, aty ku, me sa duket, e ka zënë ajo shigjetë e fatit të keq.
I mbushen sytë me lot. Tregon se si, pasi i fshiu gjakun e ftohur u munduar ta risillte në jetë 'me ato që dinte'. Më pas e mori në krahë, e futi në makinë dhe u nis për ta çuar në spitalin e Laçit. Të gjitha, lëvizje që njeriu i bën kundër dëshpërimit; sepse jeta e kishte lënë ndërkohë trupin me të cilin Kreshniku rendtte drejt iluzionit.
Kristi Preçi është përcjellë për në banesën e fundit, dhe i kushëriri flet për një dhimbje të dytë, e cila pret gjithashtu thellë. "Gjithë ç'kemi është e varrosur në shtëpi, telefonat, paratë, kuletat, kartat e bankës. Varrimin e kemi bërë 'me listë', të gjitha shpenzimet jaanë borxh te pronari i lokalit ku u bë dreka e përcjelljes".
Shqipëria e ka mësuar përmendësh të qenit në një 'listë' gjatë komunizmit: për të marrë ushqimet elementare, për të marrë shtëpi, për të shkuar me pushime. Në demokraci ajo mësoi edhe listën tjetër: të bukës, ushqimeve, detergjenteve e të gjitha gjërave bazike.
'Funeral me listë' është një koncept i ri që ka lindur në Thumanë, fundnëntorin e vitit 2019, një ditë para kremtimeve të Festës së Pavarësisë.
Kreshniku dhe familja Preçi, të dërrmuar nga humbja dhe të pastrehë, presin që solidariteti, i shtetit apo i nismave të shumta të ndërmarra në Tiranë e gjetkë, t'ua japë dorën edhe atyre.
"Deri më tani nuk kemi parë asgjë dhe askërrkënd", thotë ai.
***
Fabrika e Çimentos i rri Thumanës mbi shpinë si një kërcënim gri. Fillon një shi që na shtyn drejt një strehe llamarine. Disa policë që janë shtrirë në një fugon na bëjnë shenjë të alarmuar të lëvizim drejt godinës përballë nesh. E kuptojmë çfarë i shqetëson: jemi në anën e pallatave të shembura nga tërmeti. Kemi ardhur për të dëshmuar çfarë ka ndodhur dhe jo për t'u bërë 'dëshmorë' të post-'apokalipsit', them me vete tek përshëndetem me policët që satirizojnë "të kemi parë në TV dhe duam të të shohim sërish".
Nën strehën ku na shtyn shiu janë një grup punonjësish të Ujësjellësit të Krujës, pjesë e ekipeve ndihmëse që kanë ardhur nga Bashkia (Thumana është njësi adminstrative e Krujës, pasi me reformën e re territoriale u 'zhgradua' nga statusi i Bashkisë). Njëri prej tyre është thumans dhe thotë se ka qenë ndër të parët në vendgjarje. Tregon skena lebetitëse një prej të cilave sheh një grua të moshuar me këmbët e ngecura në një të çarë të murit, e varur kokëposhtë, që kërkon ndihmë për të birin e mbetur nën hekur e beton pak metra larg saj.
"Ka qenë kënetë dikur këtu. Kalonte lumi i Drojës. Kur gërmojmë për themele apo puse ende dalin gurë që dikur sillte lumi", thotë punonjësi i UK-Krujë që nuk dëshiron të paraqitet me emër. Po sikur të thotë diçka të papërshtatshme?! Nuk shkon ta humbë vendin e punës.
Nuk është i vetmi. Qaniu (emër i ndërruar) na dikton me pajimet e gazetarit dhe kërkon të shkojmë me të t'i shohim shtëpinë e shembur. "Është nja 5 minuta larg prej këtu', thotë. Marrim përpjetë një rruge që e humbet asfaltin mes kodrash të bukura, zhytur në një gri të butë si gëzof maceje. Herë pas here na kërkon falje për rrugën që po shkon më shumë se 5 minuta. Iu munduam, thotë. Diku kalojmë afër një ndërtese të ulët në verandën e se cilës ka 'shtretër' të sajuar dhe një çadër ushtrie në oborr. "Këta na kanë ndihmuar", thotë ai duke treguar me gisht. "Çfarë është kjo?", e pyes. "Kisha".
Kisha dhe shteti janë të ndara, por ky i fundit vazhdon të jetë pas së parës, siç do të mësojmë nga ankesat dhe kontaktet në Thumanë. Shtëpia shfaqet si mbi një dunë. Më saktë, kujtimi i një shtëpie dhe një çadër e bardhë në oborr. "E kam marrë me qira nga një bashkfshatar. Kaq iu kam kërkuar këtyre të shtetit: Një çadër ku të fus kokën".
Nuk ia kanë plotësuar kërkesën, por me ushqime nuk janë kursyer. Hap derën e çadrës dhe shfaqen dy gra: njëra është e shoqja dhe tjetra e bija. Na ftojnë brenda dhe pas refuzimit dalin ato jashtë. Janë të kursyera në fjalë. Çfarë duhet të thonë, në fund të fundit?! Një shikim përreth e tregon gjithë historinë. Të vetmet gjëra që vazhdojnë të shënojnë vazhdimësinë e paepur të jetës, ashtu siç ishte para tërmetit, janë dy hurma në oborr të cilat po thyhen nën peshën e fruteve. Korniza të rëna nga muret e shtëpisë, me qelqe të bëra copë e grimë mbi portrete njerëzish, (me siguri, në ditë gëzimesh njerëzore), janë stivosur në një cep të oborrit. Hurmat nuk janë tundur nga degët
Për Zotin, Zoti është shakator i madh!
***
Thumana, nëse nuk e di se i ka ndodhur një fatkeqësi, të jep përshtypjen e një kantieri. Sikur aty po ndërtohet një 'sekret shtetëror'. Çadrat e bardha që i ngjajnë një fushimi pushtues, makinat e mëdha të ushtrisë, njerëzit me veshje kamuflazhi, policët, dyndja e përgjithshme që shoqëron një mpirje gjithashtu të përgjithshme, tregojnë përhumbjen që vjen pas një humbjeje.
Nëse do t'i gjesh një fjalë te e cila ta varësh Thumanën e pas-tërmetit, si një portret në gozhdë, mendo: ç'organizim. Te dera e njësisë administrative, tre-katër vetë të veshur më mirë se të tjerët, me fytyra ku nuk mungon gjumi, duket se janë 'handlers', ata që sigurohen të mbajnë të kornizuar kureshtarët, njerëzit e medias etj. "Janë në një mbledhje urgjente", të thonë kur pyet për administratorin e Njësisë.
E gjitha është pamja e zakonshme e post-'apokalipsit": ndërtesat e rrënuara janë rrethuar me shiritin e sigurisë dhe kordonë policësh; solidariteti që, ashtu si dridhjet e tërmeteve, nuk pushon në Facebook, këtu në Thumanë shfaqet vetëm në formën e 'kap ça të kapësh'.
"Erdhën të marrin njëzet shtretër portativë", tregon roja i Njësisë administrative. Nuk po fliste për hallexhinj, por për spekulantë, nga ajo fara e keqe që nuk lindin prej tragjedive, por as ato nuk arrijnë t'i varrosin.
Një burrë afrohet me dëshirën e dikujt që ka diçka për të kumtuar: thotë se ndihmat po merren nga ata që nuk janë prekur nga tërmeti dhe po lihen pas dore ata që kanë nevojë për ndihmë. Një dorë zgjatet përmes hekurave të rrethimit të shkollës së Thumanës ku janë hapur tendat e të pastrehëve. E shtrëngoj dhe e pyes të zotin për emrin. Pati të njëjtën stepje që e ndeshje kudo në Thumanë kur u kërkoje emrin. Pas një ngurrimi më tha se quhet Aqif (ndoshta më ka dhënë emrin një 'armiku'). E pyes a ka të lënduar në familje dhe më thotë 'shyqyr Zotit, jo!".
Si po shkoni këtu?
Nuk kemi dyshekë, thotë.
Kthehem dhe pyes një nga 'handlers' se, si ka mundësi që u kanë dhënë çadra, por jo shtroja, ndërkohë që kryeministri bën thirrje 'nuk kemi më nevojë për ndihma'. Ul zërin dhe më rrëfehet: "kishim vetëm 15 dyshekë mbrëmë, ndërkohë që nevojiteshin katërfishi i tyre. Po t'ua jepnim vetëm 15 vetëve, çfarë do të thonin të tjerët?", më pyet sikur kërkon miratim.
Kjo është Thumana, jo ajo që shihni në televizionin e kryeministrit apo në kronikat ku qan zëvendësi i tij. Një fshat i humbur për së dyti: të parën herë para tërmetit, të dytën para një shteti që nuk menaxhon dot as një katund të vetin, një fermë bujqësore të kohës së Enverit, ngritur mbi kënetë.
***
Rruga që lidh fshatin me Shqipërinë ndeshet me autostradën dhe me pamje që na kthejnë te ngrohtësia e solidaritetit. Nga e djathta rrëshqasin varg makina me targa të Kosovës, disa me flamurin shqiptar valëvitur e ca të tjera edhe me atë kosovar. Nuk kthehen majtas për në Thumanë, por vazhdojnë drejt Durrësit. Lajmi ka dalë tashmë: operacionet e shpëtimit janë përmbyllur në Thumanë. Të vdekurit e saj po shkojnë drejt 'funeraleve me listë'. Të gjallët kërkojnë të futen në listat tekanjoze të solidaritetit dhe shtetit.
Spekulantët do të arrijnë aty të parët. A nuk janë ata të parët edhe nëpër televizione, duke rrëfyer histori që nuk ngjajnë askund me ato të shqiptarëve të Thumanës?!
Sadaku e ka marrë pushim. Si një qen i mbarë që nuk mund t'i nuhasë poshtërsitë.
*Na shkruani për kontaktet e familjes Preçi dhe "Qaniut", nëse doni t'i ndihmoni drejtpërdrejt.
**FOTOGALERI

Të fundit
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11