Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
REPORTAZH/ Qyteti i çuditshëm në kufirin belgo-hollandez: gjysma në karantinë, tjetra në liri
Thomas Erdbrink/ The New York Times
BAARLE-HERTOG-NASSAU - Kufiri që ndan Hollandën dhe Belgjikën pret direkt hyrjen e studios dhe galerisë së saj të artit, gjë që e ka hutuar Sylvia Reijbroek-un: rregullat e cilit vend duhej të ndiqte ndërsa koronavirusi po pushtonte Europën?
Duke anuar nga siguria, ajo vendosi të ndiqte ligjin belg, pasi galeria e saj është e regjistruar ligjërisht atje, dhe e mbylli biznesin. Por ka qenë zhgënjyese, thotë ajo, duke parë klientët që hynin e dilnin nga dyqani i estetikës, ngjitur me të- në Hollandë.
"Vetëm një dyqan në këtë rrugë duhej t'i përmbahej ligjit belg dhe të mbyllej", thotë ajo me hidhësi. "Imi".
[caption id="attachment_381379" align="alignleft" width="2048"]
Willem van Gool dhe Sylvia Reijbroek para studios dhe galerisë së saj të artit. Kufiri mes Hollandës dhe Belgjikës është shenjuar me të bardhë. Foto: Ilvy Njiokiktjien/ The New York Times[/caption]
Ndërkohë vendet europiane kanë filluar t’i lehtësojnë kufizimet në jetën publike me një ritëm të larmishëm; disa që lejojnë bizneset të rihapen, ndërsa të tjerët mbeten mbyllur. Rregullat e ndryshme po sjellin pështjellim për udhëtarët dhe shumë njerëz që jetojnë në zona kufitare dhe kalojnë rregullisht nganjëra anë në tjetrën.
Dhe askund, duket e sigurt për ta pohuar, nuk janë këto strategji të ndryshme më të dukshme dhe bezdisëse sesa në qytetin kufitar Baarle-Hertog-Nassau, ku rregullat mund të ndryshojnë nga rruga në rrugë, dera në derë dhe madje edhe brenda ndërtesave. Ligji hollandez në fuqi në një vend, dhe belgun që zbatohet vetëm disa hapa larg.
Baarle-Hertog-Nassau shpesh përmendet si situata më komplekse kufitare në botë, dhe nuk ke si t’a kundërshtosh këtë. Qyteti ndodhet disa milje në brendësi të Hollandës, por për shkak të një marrëveshjeje të lidhur midis feudalëve në 1198, ai është ndarë përafërsisht barabar në të dy anët, belge dhe hollandeze.
Por ky është vetëm fillimi i labirintit. Brenda secilës anë janë enklavat që i përkasin palës tjetër - 22 enklavat belge në anën hollandeze dhe tetë enklavat holandeze në anën belge, duke çuar në një një mishmash marramendës të shenjave kufitare.
Çdo enklavë i nënshtrohet ligjve të shtetit të vet, duke krijuar arna rregulloresh në kundërshtim me njëra-tjetrën- por "pa trazira dhe grindje që shpesh shoqërojnë enklavat", thotë Willem van Gool, një zyrtar lokal i turizmit.
Ndërsa ekziston paqja në të dy anët e shumë kufijve, kjo nuk do të thotë se situata është e lehtë për t’u menaxhuar, edhe në rrethana normale. Me ardhjen e koronavirusit, thotë znj. Reijbroek, ajo u bë "absurde".
Belgjika, një nga vendet më të goditura në Europë, shkoi drejt mbylljes totale në mars, duke lëshuar gjoba për këdo që largohej nga shtëpia pa një arsye të fortë.
Por, Hollanda pati një reagim shumë më të qetë, duke lejuar që restorantet, dyqanet me pakicë dhe zyrat e qeverisë të mbeten të hapura dhe njerëzit të lëvizin rrugëve. Qeveria kërkoi vetëm që njerëzit të qëndrojnë në shtëpi sa më shumë që të jetë e mundur dhe të ruajnë praktikat e distancimit shoqëror kur janë jashtë.
Në Baarle-Hertog-Nassau, këto vizione kontradiktore e bënë jetën e përditshme konfuze për 11,000 banorët e të dy kombësive.
"Ne ndjekim ligjin belg, kështu që kemi mbyllur të gjitha dyqanet në zonat tona", thotë Frans de Bont, kryetari i komunës Baarle-Hertog, pjesa belge e qytetit. "Ne shpresuam që hollandezët të ndjekin politikën tonë, ose të paktën se ata do të ndiqnin politikat tona brenda këtij qyteti të përzier".
Por, jo.
[caption id="attachment_381382" align="alignleft" width="2048"]
Policia kontrollon makinat në një pikë kalimi kufitar. Foto:Ilvy Njiokiktjien/ The New York Times[/caption]
Qeveria belge iu përgjigj shpërthimit duke mbyllur të gjitha vendkalimet përgjatë kufirit 280 milje me Hollandën. Pikat e kontrollit, të harruara prej kohësh, papritmas u rishfaqën, teksa policia bllokoi këdo që të hynte apo të largohej. Hollandezët, të mësuar të kalonin në Belgjikë për benzinë më të lirë, u zhgënjyen. Në hutimin e ditëve të para, disa familje u gjetën të ndara papritmas, por më pas u lejuan vizitat familjare përtej kufirit.
Sidoqoftë, brenda dhe përreth Baarle-Hertog-Nassau, mbyllje të tilla ishin të pamundura fizikisht dhe psiqikisht.
"Ne kemi bërë përpjekje në të kaluarën duke përdorur gjerdhe teli, por kjo nuk ka funksionuar", shpjegon Van Gool, kryetari i zyrës lokale të turizmit, që punon për të dy anët.
Kështuqë, brenda qytetit të përzier, të gjitha dyqanet në anën hollandeze mbetën të hapura,teksa hollandezët blinin me gëzim papate të skuqura dhe akullore ndërsa belgjit e vrenjtur shihnin nga dritaret e shtëpive.
Galeria e znj. Reijbroek nuk ishte i vetmi biznes mes dy botëve. Pak më poshtë, një shitore Zeeman, pjesë e një rrjeti të njohur në të dy vendet për veshje të lira, u nda në mes nga kufijtë e një prej enklavave.
Ana belge e dyqanit ishte bllokuar, së pari me shirit të kuq dhe të bardhë dhe më vonë nga raftet e dyqaneve të mbushura me çokollata dhe lodra. Konsumatorët që kërkonin të brendshme ishin pa fat, shpjegoi një nëpunës i shitjeve, "sepse raftet e tyre janë në Belgjikë."
[caption id="attachment_381380" align="alignleft" width="2048"]
Dyqani në të majtë, në Hollandë, është i hapur; tjetrit në të djathtë, në Belgjikë, iu desh të mbyllej. Foto: Ilvy Njiokiktjien/The New York Times[/caption]
"Kjo është ajo që e bën qytetin tonë kaq interesant", thotë z. Van Gool me gëzim.
Nuk ishte gjithmonë kështu. Përgjatë shekujve, të dy palët kishin arritur një modus vivendi, banorëve të enklavave u jepej e drejta e kalimit, në mënyrë që, për shembull, znj. Reijbroek të mund të jetonte në banesën e vet në anën tjetër të rrugës, në Hollandë.
Van Gool thotë që ekziston një marrëveshje e veçantë qeveritare që i lejon dy administratat lokale të lehtësojnë vendimet në lidhje me rrugët e reja dhe ngjarjet kulturore.
"Ne jemi një shembull për Europën", këmbëngul z. Van Gool, duke thënë se përkundër dallimeve kulturore, vendimet merren me respekt për njëri-tjetrin. "Këtu në Baarle, ne gjithmonë gjejmë një mënyrë për të shkuar përpara".
Këtë javë, disa vende europiane filluan të lehtësojnë kufizimet e koronavirusit; qeveritë po përpiqen që të qetësojnë popullatat e tyre të shqetësuara dhe të rindezin ekonomitë e ngecura, pa krijuar mundësi për përhapjen e pakënaqësive.
Në të gjithë kontinentin, shkollat dhe aeroportet po hapen, dhe restorantet, parukeritë dhe bizneset e tjera të vogla po lejohen të hapen gjithashtu.
Baarle-Hertog-Nassau është i gatshëm për një lehtësim të kufizimeve, duke ia pasë dalë mirë në epidemi: vetëm dy vdekje njerëzish, mjaft të moshuar, në anë holandeze dhe tetë raste infeksioni, pa asnjë vdekje në Belgjikë.
Të hënën, Belgjika ndërmori një hap të parë të kujdesshëm larg bllokimit të saj intensiv duke rivendosur plotësisht shërbimet e transportit publik. Sipas rregullave të reja, maskat në fytyrë janë të detyrueshme gjatë udhëtimit, me gjobë në masën 250 euro.
Por, në Hollandën fqinje, politikanët kanë qenë kritikë ndaj përdorimit të maskave.
Në përpjekje për të shmangur pështjellimin, kryetari i bashkisë belge, z. De Bont, ishte i zënë javën e kaluar duke përgatitur qytetarët e tij për rregullat e reja mbi maskat.
"Kur merrni autobusin nga Turnhout brenda Belgjikës këtu, ju duhet ta vini maskën", tha ai. "Por kur të mbërrini në tokën hollandeze, mund ta hiqni. Kjo është pak e çuditshme".
[caption id="attachment_381383" align="alignleft" width="2048"]
Një rrugë e bllokuar në kufirin belgo-hollandez. Foto: Ilvy Njiokiktjien/ The New York Times[/caption]
Përkthimi: Politiko.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38