Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Reportazh/ Ty që s’të trembet syri dhe zemra të rreh fort, bëhu një merimangë fundjave
*Nga Xhuliana Jakimi
Interneti është bërë sa burim informacioni, aq edhe tundimesh. Ke gjithçka aty, i do, por shpeshherë, s’ke mundësi t’i vizitosh.
Epo, këtë herë e vendosa. Si një vajzë që i do shumë aventurat, zip-line në Rugovë do ishte destinacioni i radhës.
Zemra më rreh shumë shpejt kur i realizoj “çmenduritë” e mia, por as syri s’më trembet. Natyra është e të gjithëve, pse të mos eksplorojmë?
Dy vende për dy shoqe dhe një udhëtim që niste në 6:00 të mëngjesit për të përfunduar me kthimin në 11:00 të darkës.
Alarmi në orën 5:00 ra. Për një moment doja ta fikja dhe të flija deri në 10:00, të vetmen të dielë që kisha mundësi të shlyeja orët e gjumit të munguara gjatë javës, por jo….
Anxhela dhe fluturimi im prej merimange po më prisnin. Atletet, çanta, shalli… dola.
Në errësirë shkova në qendër, aty ku po na priste furgoni dhe 20 shpirtra rinorë. Një udhëtim prej 6 orësh na priste, për t’u ndalur më tej në dy destinacionet tona, Zip-Line në Rugovë dhe te Shpella e Bukuroshes së Fjetur në Radac të Pejës.
Ishte shumë herët dhe fatmirësisht nuk u desh të përballeshim me trafikun e dendur që zakonisht zgjat më shumë se një orë nga qendra në Kamëz.
Dalëngadalë po zbardhte, derisa drita i zuri vendin errësirës. Megjithatë, bënte ende ftohtë.
Fenomeni ‘ndotje’ na zuri sytë në Fushë Krujë. Shëllunga tymi dilnin nga fabrikat e çimentos, e veç kësaj një erë shumë e rëndë. Dhe ta mendosh që pa gdhirë, e jo më gjatë ditës.
Sa më shumë që ecnim aq më shumë ndihej i ftohti dimëror i veriut. Mjegulla kishte mbuluar gjithë zonën e Rrëshenit, duke u bërë njësh me malet, pemët dhe me makinën tonë.
Një kafe e shpejtë në Mirditë na nxori gjumin, për të vijuar më tej me lojërat në grup.
Gjëja që më pëlqen më shumë në udhëtimet me guida, është njohja e miqve të rinj, shkëmbimi i eksperiencave dhe kulturave të reja.
Loja që guida jonë na sugjeroi të bënim gjatë rrugës ishte shumë interesante, kërkonte përqendrim dhe memorie të fortë.
Secili nga ne do prezantohej, do thoshte dëshirën më të çmendur dhe personazhin e preferuar të animuar. Ai që do të memorizonte më shumë dëshirën dhe personazhin e animuar të secilit, do të fitonte një biletë falas nga agjencia për një tjetër udhëtim.
Vajza me memorie më të fortë rezultoi 'kaçurrelsja' nga Burreli, e cila ripërsëriti të veçantat tona, që nga dëshira e çmendur e Gertës për t’i nxirë jetën shoqes e deri te “fluturimi pa aksesorë” i Laurës.
Arritëm në doganën e Morinës. Polici erdhi në furgon për të mbledhur kartat e gjithsecilit.
Guida na njoftoi që valët e celularit do iknin, kështu që kishim të vetmen mundësi për t’u thënë 'mirëmëngjes' të afërmve tanë e për t’i lajmëruar që kthimi do bëhej në orët e vona të natës. Ata s’kishin pse shqetësoheshin.
Sapo lamë pas doganën, menjëherë u vu re ndryshimi i rrugës, dhe po ashtu i ndërtesave.
Autostrada s’kishte lidhje me atë që ne lamë pas. Shtëpitë ishin të gjtha prej tulle, dhe me të njëjtin projekt ndërtimi. Udhëtuam për dy orë. Lamë pas Pejën e mbërritëm në Rugovë.
Çdo stinë ka bukurinë e vet, por vjeshta të fal luksin e të paturit të gjitha ngjyrat, e gjelbër, e verdhë, kafe, e kuqe.
Peizazhi ishte i mrekullushëm. Si i pikturuar nga dora e artë, e i menduar në çdo detaj. S’kishte zhurma, por ndieje cicërimat e zogjve, flladin e lehtë që të ledhatonte fytyrën e ajrin e pastër që të mbushte mushkëritë.
U ngjitëm drejt destinacionit, aty ku një vajzë 18 vjeçare kosovare, na vuri rripat e sigurisë dhe të gjitha mjetet e nevojshme për fluturimin. Nga lart dëgjuam brohorimën e një aventurieri, i cili po fluturonte mbi ne.
Dukej fantastike! Mezi po prisnim të nisnim dhe ne fluturimin prej një minute, por që ngjante si i pafund.
Me Anxhelën, nisëm të hamendësonim. “Po sikur kabulli të shkëputej dhe ne të biem poshtë në humnerë?”
“Do jem gazetarja dëshmore gjirokastrite që erdhi të eksplorojë Kosovën”, tha Anxhela.
Ndërsa guida jonë, si për të na frikësuar para nisjes, tha, “Edhe mund të jetë ndonjëra nga ju, sepse në dy vite vetëm dy dëshmorë kanë rënë”.
Kuptohej që kjo ishte një shaka, por megjithatë në mendjen tonë edhe ekstremet ishin.
“Anxh më lër amanetin e fundit në rast tragjedie”,-i thashë me shaka.
“Më bëj një profil të mirë”.
“Pa merak”.
Pas Anxhelës u nisa dhe unë. Adrenalina dhe emocionet kishin arritur kulmin. Kisha udhëtuar dhe më herët me avion, me teleferik, por asnjëherë e varur nga një kordon. Ishim vetëm unë dhe natyra. Ndihesha me të vërtetë një merimangë e kapur pas një filli. Në ato momente, për mua ai ishte filli i jetës.
20 metra para se të zbrisja, po dëgjoja brohorima dhe duartrokitjet e Anxhelës, disa të rinjve dhe dy zotërinjve kosovarë, të cilët kujdeseshin për turistët kur zbrisnin.
“Një eksperiencë që duhej provuar një herë në jetë…”,-thashë me zë të lartë, pasi arrita në duart të sigurta.
Zbritëm shtigjeve të malit dhe kaluam në urën prej metali, e cila lëkundej pa pushim.
Na kishte marrë uria, ndaj pasi fotografuam dhe filmuam çdo cep të natyrës, nxituam drejt furgoni ku hëngrëm çdo gjë që kishim marrë me vete. Po që na shijoi ajo dreka, ulur në gurët e mëdhenj anash rrugës, ku si melodi kishim cicërimat e zogjve.
U bëmë gati për t’u nisur drejt “Bukuroshes së Fjetur”, aty ku për herë të parë pashë lakuriqët. S’e di përse, por i mendoja më të mëdhenj. Ata kishin përmasat e një zogu të vogël pule.
Historia e shpellës së "Bukuroshes së Fjetur" ishte shumë e bukur.
Shpella e Radacit gjendet pranë burimit të Drinit të bardhë, rreth 11 kilometra larg qytetit të Pejës. Shpella qe krijuar nga rrjedha e lumit, që dikur kalonte nëpër këto korridore, por me kohën, uji ndryshoi rrjedhën. Ndaj shpella e Radacit quhet “Bukuroshja e Fjetur”.
Guda, e cila atë të dielë priste turistë nga Shqipëria, na shpjegoi se brenda shpellës janë krijuar stalaktide dhe stalakmide me përbërje mermeri.
“Ju lutem, bëni kujdes mos vrisni kokën apo rrëshkisni për shkak të lagështisë. Nuk lejohen videot, por foto mund të bëni. Dhe mos përdorni blic-in në celularët tuaj pasi dëmtoni lakuriqët”.
Ndoqëm me vëmendje këshillat e vajzës. Lakuriqët e natës qëndronin të varur mbi gurë, disa vetëm e disa në grupe. Kishte shumë lagështirë brenda, por pamja ishte e papërshkrueshme me fjalë.
Kur shihje si ishin formuar gurët gëlqerorë, të cilët në fakt akoma ishin në proces formimi, kupton mrekullitë e natyrës. Qëndruam për rreth 10 minuta e dolëm.
Udhëtimi ynë s’kishte mbaruar ende. Nuk mund të iknim nga Radaci pa parë ujëvarën e Drinit të Bardhë dhe pa shijuar një drekë në natyrë me ushqimet karakteristike të zonës.
Pasi kishim eksploruar, fotografuar e ushqyer mirë me mish qengji, sallatra e djathërat e zonës, na priste një rrugë e gjatë prej 6 orësh.
Disa fjetën, disa shkëmbyen batuta, disa kontaktet. Nga ai udhëtim secili nga ne mori më të mirën, dhe gati për të rrëfyer eksperiencën tonë në “Zip Line” dhe te “Bukuroshja e Fjetur”.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38