Flash News

KRYESORE

“Reporterët pa kufij” dënon sulmin ndaj Klodiana Lalës: Autoritetet të mbrojnë gazetaren

Organizata ndërkombëtare “Reporterët pa kufij” ka dënuar ashpër sulmin e një dite më parë ndaj banesës së prindërve të gazetares investigative, Klodiana Lala.

Në një reagim në rrjetet sociale, RSF u kërkon autoriteteve që të dënojnë aktin dhe të mbrojnë gazetaren.

“RSF dënon sulmin me kallashnikov në shtëpinë e Klodiana Lalës. Autoritetet duhet ta mbrojnë gazetaren dhe të dënojnë sulmin ndaj saj”, shkruan në reagimin e saj organizata.

Të fundit