Flash News

KRYESORE

‘Reporterët pa kufij’ për Politiko: ‘Lufta’ e Ramës ndaj portaleve dhe paketa anti-shpifje kërcënim serioz për lirinë e shtypit

‘Reporterët pa kufij’ për Politiko: ‘Lufta’ e

Liridon Cecja

Dy iniciativat e fundit të qeverisë shqiptare për regjistrimin e portaleve online dhe miratimin e një ligji anti-shpifje nuk janë pritur mirë nga organizata e njohur ‘Reporterët pa kufij'.

Kontaktuar nga Politiko.al, përgjegjësja e zyrës së Ballkanit, Pauline Ades-Mevel thekson se kryeministri Rama po kërkon të kufizojë lirinë e shtypit, pasi ndihet i kërcënuar nga publikimi i rasteve të ndryshme të korrupsionit apo marrëveshjeve fshehta të mazhorancës më krimin e organizuar.

“Organizata ‘Reporter pa kufij’ dënon vendimin e qeverisë shqiptare që detyronte disa media onlinë të regjistrohen [në QKB] brenda tre ditëve ose të mbyllen. Me sa duket kërkohen frenimi i shpifjeve online, por kjo iniciativë e kryeministrit Edi Rama kërcënon lirinë e shtypit. Duhet se portalet e pavarur mundësojnë trajtimin e rasteve të korrupsionit dhe marrëveshjet e fshehta të qeverisë shqiptare me krimin e organizuar’.

Në fakt, nisma e AKEP-it për regjistrimin e 44 portaleve rezultoi të ishte një formë presioni ndaj këtyre mediave, që janë kryesisht opozitare, pasi shumica e emrave të përmendur ishin të regjistruar konform ligjeve.

Ndryshe është qëndrimi i kryeministrit, i cili në daljet e fundit ka këmbëngulur se shpifjet do të konsiderohen vepra penale.

Të fundit