Flash News

KRYESORE

Republikanët nuk përjashtojnë thirrjen e dëshmitarëve për gjyqin ndaj Trump

Republikanët nuk përjashtojnë thirrjen e dëshmitarëve

Kreu i shumicës në Partinë Republikane në Senat, Mitch Mcconnell, deklaroi se në partinë e tij nuk përjashtohet mundësia që të thirren dëshmitarë sa i përket gjyqit për shkarkimin e Presidentit Donald Trump.

“Nuk e kemi përjashtuar mundësinë e dëshmitarëve. Mendojmë se duhet ta menaxhojmë këtë rast siç bëmë me Presidentin Clinton. Kështu do të ishte e drejtë”, tha senatori Mçonnell gjatë emisionit “Fox & Friends” të hënën.

Javën e kaluar, ai refuzoi thirrjet e kryetarit të pakicës demokrate, senatorit Chuck Schumer, për të dëgjuar dëshmitë e katër zyrtarëve, gjatë procesit gjyqësor që do të zhvillojë Senati.

Dy nga ata janë ish-Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, John Bolton dhe Shefi i Stafit në detyrë i Shtëpisë së Bardhë, Mick Mulvaney. Të dy, refuzuan që të dëshmonin gjatë hetimeve ndaj presidentit që bëri Dhoma e Përfaqësuesve.

Trump akuzohet se abuzoi me pushtetin për të përfituar vetë politikisht dhe në vazhdim pengoi përpjekjet e Kongresit për të hetuar veprimet e tij.

Dhoma e Përfaqësuesve me shumicë demokrate miratoi të mërkurën dy akuzat ndaj presidentit Trump, duke e bërë presidentin e tretë në historinë 243-vjeçare të Shteteve të Bashkuara ndaj të cilit ngrihen akuza me qëllim shkarkimin.

Të fundit