Flash News

KRYESORE

“Republikës nuk po ia vë zjarrin molotovi i protestës”, deputetja e PS i përgjigjet gazetares që publikoi vendimin e Këshillit të Ministrave

Gazetarja dhe drejtuesja e ‘Open Data Albania’, Aranita Brahaj thotë se zjarrin Republikës Parlamentare nuk po ia vë molotovi i protestës së opozitës, por Partia Socialiste, që ajo e quan ‘Partia Shtet’. Brahaj, teksa i referohet vendimit të Këshillit të Ministrave që i vë prioritete Prokurorisë së Përgjithshme nëpërmjet akteve nënligjore, shkruante dje në një status në rrjetet sociale: “Këshilli i Ministrave i vë Prokurorisë prioritete me akt nënligjor. Se ku e gjën bazen ligjore… Kam frikë se zjarrin Republikës Parlamentare nuk po ja vë molotovi i protestës (nga ai zjarr na mbron policia gazuese), por po ja vë Partia Shtet. Monizëm quhej ai sistemi i para vitit 90. PS. më thonë që bazë ligjore paska me ndryshimet e paketës së reformës në drejtësi. Edhe me keq”.

Menjëherë, i është përgjigjur nënkryetarja e Kuvendit, deputetja e PS Vasilika Hysi: “Për dijeni: Orientimet e përgjithshme të luftës kundër kriminalitetit hartohen nga Këshilli i Ministrave çdo vit. Baza ligjore është neni 100 &1 i Kushtetutës që sanksion se "Këshilli i Ministrave përcakton drejtimet kryesore të politikës së përgjithshme shtetërore".

Ligji i vjetër për organizimin e prokurorisë dhe ligji aktual (neni 103 dhe 104) sanksionojnë detyrimin kushtetues. Prokuroria e përgjithshme dhe Ministri i drejtësisë kanë raportuar çdo vit në kuvend, prej miratimit të kushtetutës lidhur me zbatimin e rekomandimeve. Me krijimin e SPAK do të raportojë ky i fundit. Është standard në çdo vend. Ju përshëndes!”.

Të fundit