Flash News

KRYESORE

Reshje intensive në të gjithë territorin, cilat janë zonat që rrezikojnë sot të përmbyten

Reshje intensive në të gjithë territorin, cilat janë zonat

Rikthimi i reshjeve intensive të shirave kanë rikthyer po ashtu edhe rrezikun e përmbytjeve, kryesisht në veri të vendit. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, niveli i ujit do të pësojë rritje në ultësirën e Nën Shkodrës për shkak të prurjeve nga Liqeni i Shkodrës dhe Lumi Drin në drejtim të Lumit Buna.

“Ditën e sotme do të fillojë rritja e prurjeve në pjesët e larta malore të basenit duke përfshirë edhe hidrocentralet mbi lumin Drin. Nivelet në pjesën e Ultësirës së Nën Shkodrës do të fillojnë të rriten për shkak të prurjeve nga Liqeni i Shkodrës dhe Lumi Drin në drejtim të Lumit Buna, duke zgjeruar edhe hartën e përmbytjeve. 

Parashikimet e IGJEUM për ditët në vazhdim tregojnë rritje të prurjeve edhe përgjatë fundjavës duke zgjeruar hartën e përmbytjes në pjesën e Nën Shkodrës dhe përmbytjes të zonave periferike të qytetit të Shkodrës në afërsi të Liqenit”, sqaron  Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit.

Po ashtu, pritet që ditën e sotme të ketë reshje në të gjithë territorin. Në qarkun Shkodër dhe Kukës reshjet pritet të jenë intensive deri në lokalisht shumë intensive. Reshjet priten më të dendura gjatë mesditës së nesërme.

Të fundit