Flash News

KRYESORE

Reshje shiu në të gjithë vendin dhe borë në zona malore, si parashikohet moti gjatë kësaj jave

Shërbimi meteorologjik ushtarak ka parashikuar motin për pesë ditët në vijim duke nisur nga sot, ditë e hënë.

Sipas SHMU, gjatë kësaj jave pritet të ketë mot të paqëndrueshëm, ndërsa në zonën e Alpeve dhe Gramozit, majat e maleve do të mbulohen nga bora.

“Të hënën, reshjet e shiut do të nisin prej orëve të para të 24 orëshit, me kohëzgjatje deri në mesditë. Në jugperëndim, do të marrin karakter rrebeshesh.

Më tej, deri të martën në mbrëmje, do të vijojë situatë e qëndrueshme. Reshjet do të rikthehen kryesisht të mërkurën, në formën e rrebesheve, më tepër në jug e lokalisht në zonat e ulëta me shkarkesa elektrike.

Në zonën e Alpeve dhe Gramozit, majat e maleve do të mbulohen nga bora. Gjatë së enjtes e të premtes përgjithësisht moti do të jetë i qëndrueshëm , por reshjet e shiut do të marrin hera herës karakter lokal”, sqaron SHMU.

Tabela

Të fundit