Flash News

KRYESORE

Reshje të dendura bore në Verilindje, bllokohen disa fshatra. Banorët apel për ndihmë

Reshje të dendura bore në Verilindje, bllokohen disa fshatra.

Për shkak të reshjeve të dendura të dëborës, disa fshatra janë izoluar në Verilindje. Banorët e fshatit Trebisht kanë bërë thirrje për ndihmë përmes Report Tv, pasi trashësia e dëborës arrin në 55 cm.“I bëjmë thirrje shtetit që të na ndihmojë, pasi jemi të bllokuar nga dëbora” shprehen banorët.

Po ashtu, në Dibër janë bllokuar edhe disa njësi të tjera, si Lura, Kalaja e Dodës, Selishta dhe Ostreni.

Por përpos Dibrës, probleme ka pasur edhe në Kukës, ku dëbora ka rënë me intensitet të lartë për disa orë me radhë në lartësitë mbi 700 metra, trashësia e së cilës në aksin Fushë Dukagjin-Tuneli i Kalimashit arrin deri në 20 centimetër.

Të fundit