Flash News

KRYESORE

Reshjet e shiut shkaktojnë probleme me energjine elektrike, OSHEE: Ja zonat e prekura nga defektet

Reshjet e shiut shkaktojnë probleme me energjine elektrike, OSHEE: Ja zonat

Reshjet e shiut dhe stuhitë e një nate më parë kanë shkaktuar defekte të shumta në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, ku më të prekura janë zonat rurale.

OSHEE  bën të ditur sepërgjithësisht defektet janë në shkëputjet e përcjellësve, thyerja e izolatorëve në linja, si dhe dëmtimet e shkarkuesve.

Shkak për vonesën e riparimit të defekteve ka qenë terreni i vështirë ku kalojnë këto linja. Ndërkohë vonesat në kryeqytet janë shkaktuar pasi shumë prej defekteve janë në kabina private ku ka munguar gadishmëria për lejimin e grupeve të OSHEE-së që të ndërhynin sa më shpejt.

Zonat e prekura nga defektet:

Rajoni Tirane: Valias ( pjeserisht) energjia pritet te rikthehet sa me shpejt. Nderkohe ne oren 13.30 ka shfaqur defekt nje fider qe furnizon me energji nje pjese te abonenteve ne rrugen Ali Demi

Rajoni Durres: Nikel/Fushe Kruje.

Rajoni Berat:, pjeserisht Potom , Tomorrice/Skrapar. Rajoni Fier:,Levan, Rajoni Vlore: pjeserisht Xhuherine,

Rajoni Shkoder: Rrethina/Shkoder; pjeserisht Lac Vau Dejes/Shkoder

Rajoni Kukes: pjeserisht Margegaj, Lekbibaj, Pac/B.Curri ; pjeserisht qytet Krume Brigadat e terrenit të kompanisë.

OSHEE po punojnë për eleminimin sa më të shpejtë të difekteve. Të gjithë fiderat që furnizojnë me energji elektrike konsumatorët e rëndësisë së vecantë janë në punë. Te gjitha linjat 35 kV dhe N/Stacionet jane skeme normale furnizimi me energji elektrike.

Të fundit