Flash News

KRYESORE

‘Resorti dhe patatja’ e Shishtavecit, deputeti i PD ironi me deklaratat e Ramës në Kukës

‘Resorti dhe patatja’ e Shishtavecit, deputeti i PD ironi me

Aeroporte dhe resorte premtoi ditën e sotme kryeministri Edi Rama në Kukës, i cilësuar si një nga qarqet më të varfra në rang vendi.

Edhe deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka ironizuar deklaratat e Ramës, kur para banorëve të Kukësit në Shishtavec premtoi ngritjen e një resorti luksoz për ski.

Sipas tij, pas premtimeve të tilla në fund një grua u interesua se me prodhimin e patates ç’do të bëhet.

Reagimi i Palokës:

Rama sapo “ndertoi” ne Shishtavec resortin me te madh dhe me luksoz ne Evrope per ski...Nje burre qe Rama e kishte marre me vete foli ne anglisht per gati nje ore . Duke filluar nga sot, “resorti” i Shishtavecit per ski jo vetem do linte ne bisht Zvicren, Austrine e me rradhe , por dhe kampionatet me te rendesishme te skive do fillojne te zhvillohen nga sot, ne Shishtavec.

Kur mbaroi prezantimi ne 3D i “resortit”, nje prej fermereve e pyeti burrin qe fliste anglisht:

“Po me patatet cfare do bejme...?”

Të fundit