All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

"Respektoni marrëveshjen e 5 qershorit", Soreca mesazh palëve: Çdo ndryshim të diskutohet siç duhet në kuadrin e Këshillit Politik

"Respektoni marrëveshjen e 5 qershorit", Soreca mesazh
All - Paragraf - 1

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca, ka dhënë një mesazh për politikanët shqiptarë, teksa thekson se marrëveshja e 5 qershorit për Reformën Zgjedhore duhet të respektohet.

All - Paragraf - 3

Nëpërmjet një postimi në Tëitter, Soreca shprehet se çdo propozim për ndryshime të mëtejshme në nenet e kodit zgjedhor shqiptar, të cilat tejkalojnë qëllimin e marrëveshjes së 5 qershorit, duhet të diskutohen në kuadrin e Këshillit Politik në mënyrë bashkëpunuese dhe gjithëpërfshirëse përpara se të votohet në Parlament

Postimi i plotë:

“Ne përsërisim qëndrimin tonë që marrëveshja e 5 qershorit, e cila ka zbatuar rekomandimet e OSBE/ODHIR mbi reformën zgjedhore, duhet të respektohet. Ne gjithashtu konfirmojmë rëndësinë që çdo propozim për ndryshime të mëtejshme në nenet e kodit zgjedhor shqiptar, të cilat tejkalojnë qëllimin e marrëveshjes së 5 qershorit, të diskutohet si duhet në kuadrin e Këshillit Politik në mënyrë bashkëpunuese dhe gjithëpërfshirëse përpara se të votohet në Parlament”,

Të fundit