Flash News

KRYESORE

Retorika anti-media e Edi Ramës, drejtoresha e ‘Zërit të Amerikës’: Nuk do të doja kurrë ta provoja; gazetarët duhet të rezistojnë

Retorika anti-media e Edi Ramës, drejtoresha e ‘Zërit të

Drejtoresha e ‘Zërit të Amerikës’, Amanda Bennett ka kritikuar retorikën e ashpër të kryeministrit Edi Rama kundër medieve dhe gazetarëve në Shqipëri. Gjatë një bashkëbisedimi, opinionistja e ‘Albanian Free Press’, Sonila Meço e ka pyetur pikërisht Bennett për këtë retorikë të kryeministrit, përfshirë ndërhyrjen e shefave të medieve në punën e gazetarëve për shkak të lidhjeve me pushtetin.

“Për mua është një realitet që nuk e kam provuar dhe nuk do të doja kurrë ta provoja, por le t’ju inkurajojmë të vijoni të rezistoni për të mbrojtur në emër të punës suaj, interesin publik”, ka deklaruar drejtoresha e ‘VOA’-s.

Amanda Bennett është fituese e dy çmimeve Pulitzer, gazetare e vlerësuar investigative, drejtuese e një skuadre globale reporterësh dhe redaktorësh tek “Bloomberg News”, me përvojë në “The Philadelphia Inquirer”, “Herald-Leader”,  “The Oregonian”, “Wall Street Journal”, reportere e Pentagonit dhe Departamentit të Shtetit.  Autore  e gjashtë librave, anëtare e bordit të Çmimeve Pulitzer dhe bashkëthemeluese e “The Dream US” - që siguron bursa studimi për fëmijët e emigrantëve.

Pjesë nga komenti i Sonila Meços:

...Dhe e pyes, nëse Amanda Bennett do të kishte rastin të jetonte e punonte në Shqipërinë, ku kryeministri ka një retorikë të fortë antimedia, duke e etiketuar kazan, në Shqipërinë e institucioneve të dobëta, ligjit sfiduar hapur në zbatim, parimeve të lëkundura gazetareske nga ndërhyrja e pronarëve dhe shefave të lidhur me pushtetin e interesa politike, të transparencës së munguar të financimit të mediave, kontratave të panënshkruara, apo ndërtuar për mbrojtje të njëanshme të punëdhënësit e jo punëmarrësit, pagesave në të zezë, si do të mund t’i përgjigjej akuzave se po ndërtonte një media propaganduese të pushtetit, që nuk evokon vlera, por shitje, që nuk sublimon interesin publik, por audiencën me çdo kusht?

Dhe Zonja Bennett, pas një pauze të shkurtër, m’u përgjigj: “Kësaj pyetje mund t’i ktheni ju përgjigje, në këtë sallë, gra e vajza, që përballeni me këtë realitet çdo ditë. Disa ia keni dalë, sipas asaj që di e kam mundur të kuptoj, disa jo. Por vetëm ju mund ta dini, për mua është një realitet që nuk e kam provuar dhe nuk do të doja kurrë ta provoja, por le t’ju inkurajojmë të vijoni të rezistoni për të mbrojtur në emër të punës suaj, interesin publik.”

Të fundit