Flash News

KRYESORE

Retorikat anti-BE, PPE pezullon partinë e kryeministrit hungarez Viktor Orban

Retorikat anti-BE, PPE pezullon partinë e kryeministrit hungarez Viktor

Partitë Popullore Europiane kanë pezulluar partinë e kryeministrit hungarez, Viktor Orban, Fidesz me 190 vota pro dhe 3 kundër. Vendimi u mor, pas retorikave anti-europianë te tij në muajt e fundit.

Pezullimi nënkupton që përfaqësuesë të partisë me program konservator nuk do të jenë më të pranishëm në asnjë mbledhje partiake, nuk do të ketë kohë për të folur, as të drejtë vote, as të drejtën për të propozuar kandidatë për poste. Presidenti i PPE, Joseph Daul menjëherë pasi vendimit u shpreh se PPE-ja është një grup vlerash, që nuk toleron retorikat anti-BE.

"EPP është një grup vlerash dhe secili anëtar duhet të veprojë sipas parimeve që na bashkojnë. Sot, ka folur demokracia e brendshme. Pas kërkesës së 13 anëtarëve të partive, ne votuam për të pezulluar Fideszin deri në njoftimin e mëtejshëm. Ky vendim nuk ishte i lehtë. Si partia e Etërve Themelues të Evropës dhe shumë suksese evropiane, EPP mbetet në vlera. Të gjitha partitë tona anëtare duhet të ndjekin kete shembull.

Ne nuk mund të bëjmë kompromis mbi demokracinë, sundimin e ligjit, lirinë e shtypit, lirinë akademike apo të drejtat e minoriteteve. Dhe retorika anti-BE është e papranueshme. Divergjencat midis PPE dhe Fidesz duhet të pushojnë”, përfundoi Joseph Daul.

Të fundit