Flash News

KRYESORE

Retro-lajm/ Edi Rama: Zgjedhje në kushtet e sotme nuk mund të ketë

Retro-lajm/ Edi Rama: Zgjedhje në kushtet e sotme nuk mund të

Po, e ka thënë Edi Rama, por jo sot, më 8 maj 2017. Deklarata, e cila ngjan aq shumë me ato të Lulzim Bashës sot, i përket 11 dhjetorit të vitit 2006.

Ja çfarë thoshte ekzaktësisht  Edi Rama, asokohe kryetar i opozitës:

"Zgjedhje në kushtet e sotme nuk mund të ketë. Edhe një herë, në emër të qytetarëve të këtij vendi, i kërkojmë Kryeministrit dhe aleatëve të tij politikë të lënë mënjanë ambiciet e tyre dhe të bëjnë bashkë me ne atë që është më e mira për vendin e për popullin shqiptar."

Zgjedhjet e dekretuara për datën 20 janar 2007, u shtynë me një muaj dhe u mbajtën më 18 shkurt. Paradoksalisht, ka qenë data 18 e shkurtit të 10 viteve më vonë kur opozita shqiptare, jo ajo e Edi Ramës, por e Lulzim Bashës dilte në një protestë në Bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' dhe po atë ditë merrte vendimin që të futej në ngrinte çka ajo quajti Çadra e Lirisë, si formë proteste në kërkim të zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Ja tre kushtet e Ramës për shtyrjen e zgjedhjeve që ai i cilësonte atëherë si 'të panegociueshme': 

-Shtyrja e zgjedhjeve për t’u dhënë më shumë kohë qytetarëve të verifikonin emrat në listat zgjedhore;

-Të përfundohej reforma zgjedhore e mbetur në vend;

-Certifikatat e qytetarëve të vuloseshin nga KQZ.

Të fundit