Flash News

KRYESORE

Reuters artikull për Klement Balilin: Dorëzohet “Zoti i drogës” në Shqipëri, kishte lidhje politike me LSI-në

Reuters artikull për Klement Balilin: Dorëzohet “Zoti i

Reuters i ka dedikuar Klement Balilit një artikull mbi vetëdorëzimin e tij në polici një ditë më parë.

Në artikull, Balili cilësohet si “Zoti i drogës” në Shqipëri, madje theksohet se ai kishte lidhje me partinë LSI.

Pjesë nga artikulli:

Një nga trafikantët më të kërkuar të drogës në Shqipëri u dorëzua në polici të martën pas pothuajse tre vjetëve në arrati me akuza për kontrabandë të narkotikëve nga Greqia fqinje.

Klement Balili kishte shmangur kapjen që nga maji i vitit 2016, falë rrjetit të tij të mbështetjes në zonën jugore bregdetare të Sarandës dhe lidhjeve të dyshuara politike, duke hedhur dyshime mbi vendosmërinë e Shqipërisë për anëtarësimin e NATO-s në luftimin e bosëve të krimit.

Në shkurt të vitit 2017, presioni i aleatëve të saj perëndimor e detyroi Shqipërinë që të thërriste këshillin e saj të sigurisë për të bërë përparimin e sekuestrimit të pasurisë së Balilit, meqë unaza e tij e drogës ishte përhapur në territorin e vendeve fqinje dhe aleatëve të NATO-s.

Avokati grek i Balilit pretendoi se Greqia kishte ndërtuar një çështje delikate kundër tij, kurse avokati i tij shqiptar Theodhori Sollaku tha të martën se provat ishin të dyshimta.

Balili, 48 vjeç, kishte drejtuar departamentin e ndërtimit të rrugëve dhe transportit të Sarandës, ku gjithashtu kishte një hotel luksoz bregdetar deri në fillim të vitit 2016.

Ai kishte lidhje politike me Partinë e Lëvizjes Socialiste për Integrimit, më parë në koliacion qeverisës me Partinë Socialiste të Edi Ramës.

Të fundit