Flash News

KRYESORE

Reuters: Makron ende nuk ka vendosur për Shqipërinë, mision i vështirë për Merkelin

Reuters: Makron ende nuk ka vendosur për Shqipërinë, mision i

Pavarësisht se Holanda shfaqet hezituese sa i përket hapjes së negociatave për hyrjen e Shqipërisë me BE-në, është një tjetër shtet që ka në dorë fatin e vendit tonë.

Bëhet fjalë për Francën, sipas agjencisë së lajmeve “Reuters”. Një diplomat tha për këtë media se “E ardhmja varet nga Franca”. Sipas burimit, kreu i shtetit francez ende nuk e ka ndarë mendjen.

Në Holandë një debat parlamentar në lidhje me këtë çështje nuk do të ndodhë më herët se sa 15 tetori, datë ku është caktuari takimi i ministrave të vendeve të BE-së

Por për Shqipërinë ka edhe një mundësi të fundit. Nëse BE-ja dështon sërish, çështja do të vendoset më 17 dhe 18 tetor, kur është caktuar edhe mbledhja e liderëve të unionit në Bruksel.

“Atëherë gjithçka do të varet nga Merkeli që ta bindë me çdo kusht Macron-in, nëse e ka të mundur”, tha diplomati për “Reuters.

Disa zyrtarë presin që Franca të shtojë kushtet për Shqipërinë, kurse disa të tjerë që ti hapë dritën e gjelbër vetëm Maqedonisë së Veriut, e jo Shqipërisë.

Të fundit