Flash News

KRYESORE

Reuters: Maqedonia e Veriut po shkon drejt çeljes së negociatave me BE, por jo Shqipëria

Reuters: Maqedonia e Veriut po shkon drejt çeljes së negociatave me

Të mbështetura nga qeveri të BE-së dhe Komisioni Evropian, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë shpresuar se ministrat e bllokut evropian do të ishin pro bisedimeve për anëtarësim në takimin e së martës së ardhshme në Luksemburg.

Kjo do t’i hapte rrugën 2 shteteve ballkanike për aprovimin e çeljes së negociatave nga liderët e BE-së në samitin e Brukselit që do të mbahet më 20 dhe 21 qershor.

Por asnjërit prej dy shteteve nuk do t’i jepet drita jeshile dhe diplomatët dhe zyrtarët e BE-së thanë për Reuters, edhe pse 13 shtete, përfshirë Italinë dhe Poloninë, presidentin e Këshillit Evropian Donald Tusk dhe Komisionin Evropian kanë kërkuar publikisht që bisedimet zyrtare të nisin.

Marrëveshja e fundit është që të ketë një vendim në shtator nga vendet e BE-së, por më sa duket vetëm për Maqedoninë e Veriut pozitiv, që po ashtu pritet që të bëhet pjesë e NATO-s në 2020.

“Maqedonia e Veriut ka një shans të mirë për t’u anëtarësuar në BE, nisur nga zgjidhja historike e çështjes së emrit”, tha një zyrtar i BE-së për Reuters, duke iu referuar përplasjeve që zgjatën prej vitesh me Greqinë për emrin. “Kurse Shqipëria ngelet sërish një çështje e madhe për disa qeveri. Puna nuk po duket shuam premtuese.”

Shqipëria shikohet si një nga vendet më të korruptuara të Evropës sipas Transparency International. Shqipëria ka bërë vetëm pak progres në luftën për pastrimin e parave, edhe pse ka pushuar nga sistemi i drejtësisë shumë prokurorë dhe gjyqtarë shkruhet në artikullin e Reuters.

Të fundit