Flash News

KRYESORE

Reuters: Merkel nuk i premton as këtë herë Shqipërisë nisjen e negociatave të anëtarësimit me BE

Reuters: Merkel nuk i premton as këtë herë Shqipërisë

As këtë herë Merkel nuk i jep Shqipërisë premtim për negociatat e anëtarësimit me BE. Me këtë titull agjencia e lajmeve Reuters, në gjuhën gjermane, ka qenë e para që ka botuar lajmin pas takimit Rama Merkel.

Kancelarja fedrale Angela Merkel nuk i dha ende premtim Shqipërisë për çeljen e negociatave me BE.

Pasi Komisioni Europian me 17 prill rekomandoi fillimin e negociatave me vendin e Ballkanit Perëndimor është samiti i BE në qershor që do të vendosë tha Merkel para një bisede me kryeministrin shqiptar Edi Rama në Berlin. Që të fillojnë negociatat ka një seri parakushtesh theksoi Merkel. Ajo lavdëroi Shqipërinë që kishte avancuar me disa reforma si verifikimi i gjyqtarëve e prokurorëve. Por në sfond janë lufta kundër krimit të organizuar e kundër korrupsionit. "Në javët e ardhshme do të kemi mendimin përfundimtar nëse duhen bërë edhe disa gjera apo nëse progresi është i mjaftueshëm", tha Merkel. Kancelarja theksoi qëndrimin e përgjithshëm se të tëra shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë perspektiven e anëtarësimit në BE.

Me herët KM shqiptar kishte paralajmëruar që BE nuk duhet të zhgënjejë popullsinë në vendin e tij. "Një fund i perspektivës së BE mund te shkaktojë zhvillime të këqija, jo vetëm një radikalizim të Myslimanëve" tha ai.

https://de.reuters.com/article/eu-albanien-merkel-idDEKBN1HW20D

Të fundit