Flash News

KRYESORE

Reuters raporton për protestën: Rama i frikësuar nga zemërimi i studentëve

Reuters raporton për protestën: Rama i frikësuar nga

Agjencia prestigjoze e lajmeve, Reuters ka raportuar lidhur me protestën e studentëve shqiptar, që kërkojnë ulje tarifave.

Reuters shkruan se kryeministri Rama është nën presion, pasi studentët kërkojën plotësimin e kërkesave të tyre, pa hyrë në dialog me të, pasi u frikësohen manipulimeve.

Lajmi i plotë:

Studentët shqiptarë bllokuan një kryqëzim të rëndësishëm në kryeqytet të martën pasi qeveria nuk përmbushi kërkesat e tyre për të përmirësuar sistemin arsimor dhe uljen e tarifave.

Protesta plot ngjyra, që ka nisur prej një jave jashtë Ministrisë së Arsimit, është një shfaqje e rrallë zemërimi në një vend ku manifestimet organizohen zakonisht nga partitë politike.

Protesta ka vënë nën presion kryeministrin socialist, Edi Rama, ofertat e të cilit janë refuzuar.

“Pasi të plotësohen tetë kërkesat tona, do të kemi dialog. Nuk do të ketë dialog përpara kësaj,” tha një studente. Kërkesat përfshijnë dyfishimin e financimeve për universitetet, përfaqësim më i mirë i studentëve, më shumë para për kërkim dhe akomodim më i mirë.

Rama u tha protestuesve në një postim në ‘Facebook’: “Do ju pres në çdo orë dhe jam gati që të punoj me ju, jo vetëm për t’iu përgjigjur tetë kërkesave tuaja, por edhe për të kthyer këtë moment në një fazë të re, transformuese për universitetet”.

Një student 21-vjeçar i Informatikës, Ledion Mema, mbante një poster ku shfaqej Napoleon Bonaparti, Adolf Hitleri dhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ku shkruhej: “Askush nuk e fiton një luftë në dimër”.

“Jam këtu për shkak se tarifat janë të larta dhe për shkak se dua kushte më të mira në klasë. Rrallë përdor kompjuterat dhe akoma marrim mësim me shkumës në tabelë të zezë,” tha Mema për Reuters.

Të fundit