Flash News

KRYESORE

Reuters: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut mund ta pësojnë nga frika e Macron për zgjerimin e BE-së

I frustruar nga liderët e BE-së për mungesën e akordit sa i përket njerëzve që do të emëroheshin në pozicionet kyçe të BE-së, nga ku do të formësoheshin politikat për më shumw se gjysmë miliardi njerëzish, presidenti i Francës, Emmanuele Macron nuk dëshiron që unioni të zgjerohet me shtete të tjera.

Mbështetës të zgjerimit të BE-së në lindje mendojnë se është më mirë që ata të forcohen ndaj influencës Ruse dhe kineze.

Franca ka frikë se zgjerimi do të rrisë popullaritetin e partive nacionaliste si edhe do ta vështirësojë edhe më shumë marrjen e vendimeve.

Në nj artikull të shkruar nga “Reuters” thuhet se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të jenë viktimat e para të zhgënjimit të Macron, nëse ai do të vijojë (bllokimin e anëtarësimit në BE)- pasi dëshira e tyre për bisedimet e anëtarësimit ka mbetur në vend për më shumë se një vit.

Macron të hënën deklaroi se do të bllokojë çdo përpjekje për zgjerimin e Bashkimit Evropian, derisa ky i fundit të kalojë nëpër reforma të thella.

"Unë jam më shumë skeptik ndaj atyre që thonë se e ardhmja e Evropës qëndron në zgjerimin e mëtejshëm, kur nuk mund të gjejmë marrëveshje mes 28 shteteve. Unë jam këmbëngulës për faktin se do të refuzoj të gjitha format e zgjerimit para reformës së thellë në mënyrën se si funksionojmë në institucionalisht "-citohet Macron në shkrimin e 'Reuters'.

Kujtojmë se, Komisioni Evropian ka rekomanduar që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të hapin negociatat e anëtarësimit me BE-në. Por, Këshilli i ministrave BE-së, muajin e kaluar, e ka shtyrë marrjen e vendimit të tillë për në tetor.

Nga ana tjetër Ministri i Shtetit për Evropën i Gjermanisë, Michael Roth mbështetës i hapjes së negociatave me vendin tonë dhe shtetin fqinj, mësohet se ka thënë për këtë agjenci se ata nuk mund të heqin dorë nga zgjerimi.

"Kjo nuk do të ishte në interesat gjermane dhe as evropiane"- mësohet të ketë thënë Roth.

Sipas kësaj agjencie, Shqipëria perceptohet si një nga vendet më të korruptuara të Evropës që nuk ka arritur të luftojë pastrimin e parave, dhe përballet me rezistencë të fortë nga shtetet e Evropës veriore.

 

Të fundit