Flash News

KRYESORE

Reuters “shuplakë” qeverisë/ Shqipëria shteti më i korruptuar i Evropës. Negociata në shtator vetëm për Maqedoninë

Reuters “shuplakë” qeverisë/ Shqipëria shteti më

Vetëm tre ditë na ndajnë nga  dhënia e vendimit final të KE-së për negociatat me Shqipërinë, por tashmë duket hapur që shanset për një përgjigje pozitive janë zero.

Sipas prestigjiozes Reuter Shqipëria nuk ka shanse as në muajin shtator. Kjo, nisur nga nisma që shumë vende kanë ndërmarrë për t’i thënë jo Shqipërisë, duke e shkëputur kështu vendin tonë nga Maqedonia në procesin integrues.

“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kishin shpresuar që ministrat e Evropës do t’i jepnin përparim bisedimeve rë anëtarësimit në një takim të martën e ardhshme në Luksemburg.

Kjo do të kishte hapur rrugën për aprovim nga udhëheqësit e BE në një samit në Bruksel më 20-21 qershor.

Por asnjërit prej vendeve nuk do t’i jepet dritë jeshile atëherë, thanë diplomatët dhe zyrtarët e BE për Reuters, edhe pse 13 vende të BE, duke përfshirë Italinë dhe Poloninë, Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk dhe Komisioni kanë bërë publike thirrje për fillimin e negociatave zyrtare”, shkruan Reuters.

Por skenari për Shqipërinë vjen duke u përkeqësuar kur thuhet se ajo veçohet nga Maqedonia në rugën e saj.

“Maqedonia e Veriut ka një shans të mirë (për bisedimet e anëtarësimit në BE), duke pasur parasysh zgjidhjen historike të çështjes së emrit të saj”, tha një zyrtar i lartë i BE-së.

“Por Shqipëria është ende një çështje e madhe për disa qeveri. Nuk është aspak premtuese situata, tha zyrtari.

Perceptuar si një nga vendet më të korruptuara të Europës, sipas Transparency International, Shqipëria – e cila tashmë është anëtare e NATO-s – ka bërë përparim të kufizuar vetëm në luftën kundër pastrimit të parave”,thonë zyrtarët e BE dhe SHBA, pavarësisht nga procesi i Vetingut që synon të nxjerrë nga sistemi gjykatësit dhe prokurorët të korruptuar.

Sipas Reuters, Shqipëria nuk i ka gjërat në vijë edhe nëse do të jepej drita jeshile për çeljen e negociatave, pasi bisedimet për antarësim mund të zgjasin edhe 10 vjet. Një tjetër problem është edhe fakti se shumë shtete kanë kërkuar kthimin e regjimit të vizave me vendin tonë.

“Bisedimet e anëtarësimit në BE, të cilat zakonisht zgjasin deri në një dekadë, janë një proces de fakto reformash për t’i sjellë kombet deri në nivelet e BE.

Megjithatë, më 11 qershor, parlamenti holandez miratoi një mocion kundër hapjes së bisedimeve me Shqipërinë, edhe pse një lëvizje e ngjashme për Maqedoninë e Veriut nuk u kërkua.

Qeveria gjermane kërkon një dritë jeshile për Maqedoninë, por nuk ka asnjë marrëveshje për Shqipërinë, të cilën qendra e djathtë në koalicion e sheh si një shtet problematik. Shtëpia e ulët e Bundestagut ka rënë dakord të shtyjë çdo vendim deri në shtator”, shkruan Reuters.

Të fundit