Flash News

KRYESORE

Reuters zgjedh "Foto Jave" spërkatjen me bojë të Ramës, ironizon Paloka: E bëra të famshëm! Si më kërcënoi pa mikrofon

Reuters zgjedh "Foto Jave" spërkatjen me bojë të

Media prestigjioze Reuters e ka shpallur "Foto Jave" momentin kur Edi Paloka spërkat me bojë Edi Ramën në Kuvend.

Deputeti demokrat, në një koment në Facebook Ramën, për të cilin shprehet se “ e ka bërë të famshëm” në mediat e huaja.

Por, Paloka shton se kryeministri pas atij momenti e ka kërcënuar se do vazhdonte ta “bente qesharak” në Parlament, por që nuk është kapur nga mediat.

Reagimi i Edi Palokës:

E bera te famshem...

Cfare nuk ka bere per te terhequr vemendjen e nderkombetareve dhe mediave te huaja:

Ka shkuar me atlete ne summite nderkombetare , madje dhe ne sallone e oborre mbreterore; ka hapur ekspozita si kryeminister ne galerite me te shtrenjta te botes ; ka bere eksentrikun, sharlatanin e karagjozin sa ka mundur ne takime nderkombetare; ka paguar miliona per intervista e reportazhe; ka angazhuar dhe Sorosin per ti bere publicitet ne mediat qe kontrollohen prej tij...

Po nuk arriti kurre te merrte vemendjen dhe publicitetin qe mori pas te enjtes se kaluar. Faqja e tij e zeze beri shetitjen e mediave nga vendet arabe ne SHBA, nga Evropa ne Azi. E jo shaka po gjithe mediat me te rendesishme te planetit.

Sot ka fituar dhe cmime nga keto media (Reuters apo BBC) si kryeministri faqezi i Shqiperise.

P.S

Po e them tani per here te pare ( kam deshmitare spiropallen):

Nje nga momentet qe nuk e kapen dot mediat, nje nga ato shume momente kur kryeministri i “rilindjes” shan e shfryn nga vendi pa mikrofon, sapo ishte bojatisur, mu drejtua duke me kercenuar. Me kercenoi se do vazhdonte te me “bente qesharak” ne Parlament...

E thene nga ai eshte per tu marre ne konsiderate, por pa modesti fare, dyshoj qe sado te perpiqet, do arrij te me bej “te famshem” aq sa arriti ai brenda nje dite...

Të fundit