Flash News

KRYESORE

Revista amerikane që 'gjeti' lidhjet PD-Rusi, ka marrë 1.1 milion USD nga George Soros

Revista amerikane që 'gjeti' lidhjet PD-Rusi, ka marrë 1.1

'Mother Jones' është revista që botohet nga 'The Foundation for National Progress' një organizatë që mbron çështjet e majta në Amerikë. Sajti amerikan CNSNews në një shkrim të mëparshëm zbulon se një prej burimeve financiare të 'Mother Jones' është Fondacioni Shoqëria e Hapur që vepron edhe në Shqipëri dhe i përket manjatit George Soros. Që nga viti 2000 FNP dhe Media Consortium, gjithashtu nën umbrellën e saj, ashtu si Mother Jones, kanë marrë 1.16 milion dollarë.

CNSNews thotë se revista 'Mother Jones' nën këto financime ka goditur disa politikanë Republikanë, si senatorin McConnell por edhe kandidatin për president, Mitt Romney.

Sipas të njëjtit burim, Soros u ka dhënë mediave të majta amerikane me qëllim mbështetjen e kauzave liberale (të majta) më shumë se 52 milion dollarë. Në total, për të gjitha organizatat liberale (të majta) që nga viti 2000, Soros dhe Fondacioni i tij Shoqëria e Hapur ka dhënë më shumë se 550 milion dollarë.  

Revista 'Mother Jones' ka publikuar para dy ditësh një shkrim ku flet për lobimet në Ëashington të PD dhe kryetarit Basha duke i lidhur firmat amerikane me interesa ruse.

Të fundit