Flash News

KRYESORE

Revista franceze publikon skandalin/ Emanuel Makron paguan grimier me paratë e buxhetit publik, ja shifra marramendëse

Presidenti i Francës Emanuel Makron ka paguar 26 mijë euro një grimier që i ka bërë makiazhin për daljet në publik, në takime apo televizor, gjatë tre muajve të shkruar.

Lajmin e ka bërë të ditur revista franceze “Le Point” e cila shkruan se presidenti paguante nga buxheti publik grimieren e njohur si Natasha M për mbi 8.6 mijë euro në muaj .

Sipas revistës zyra e presidentit e ka justifikuar me faktin se atyre u ishte dashur të kontraktonin një profesionsit të jashtëm si zgjidhje emergjente, sa të punësonin një grimier që do të paguhet me rrogën normale të punonjësit publik.

Ky skandal vjen në një kohë kur pëlqimi popullor ndaj Presidentit Makron ka rënë në mënyrë të jashtëzakonshmë në 36 % nga mbi 57 % në muajin maj kur Macron u zgjodh president.

Paraardhësi i Makron, Fransua Hollande u përfshi në një skandal të ngjashëm para dy vjetësh kur u zbulua se ai i paguante parukierit të tij personal një rrogë mujore prej gati 10 mijë eurosh nga buxheti publik.

 

 

 

 

Të fundit