Flash News

KRYESORE

Revolta në burgje, Maliqi akuza Agim Ismajlit; thirrje Metës: Të ngrihemi kundër regjimit! Opozita ka frikë nga Enveri i Rilindjes

Revolta në burgje, Maliqi akuza Agim Ismajlit; thirrje Metës: Të

Deputeti i opozitës  së re, Lefter Maliqi ka reaguar pas trazirave në disa nga burgjet e vendit, ku shumë të dënuar kanë hyrë në grevë urie pas kërkesës për amnisti, por edhe trajtimit çnjerëzor, -sipas tyre-, që iu bëhet në këto institucione.

Maliqi ka ashpërsuar tonet ndaj qeverisë Rama, opozitës brenda dhe jashtëparlamentare, por edhe drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismajli, duke hedhur akuza ndaj tij.

Me shpresat e humbura nga opozita parlamentare, e cila sipas tij po përdoret nga Rilindja, dhe PD-LSI që vijojnë të jenë të qeta pas ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, Maliqi i bën thirrje  Metës për t'u ngritur kundër regjimit të Enverit të Rilindjes.

"Sistemi i burgjeve që mbahet e fshehtë, vazhdon greva e urisë në Shkodër, Rrogozhinë, Peqin dhe 313. Një nga kërkesat e tyre është shkarkimi i drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve. Ca po ndodh me burgjet, era krim, era korrupsion, i vetmi sistem që s'ka lidhje me PD, por me lidhje me krimin. 270 janë komanduar, çfarë dosjes, çfarë kasetash ka.  Shkoni te 313, drejtor Burgu është nën komisar me gradën minimale, që nuk lejohet, ku drejton shefin e policisë që është komisar. Aktet korruptive në Burgje janë shumë të mëdha, kështu siç është ky drejtor, rilindasit kanë vendosur në krye të gjithë sistemin, njerëz që s'kanë lidhje me PS, jo më kot socialistët janë të zhgënjyer, do të ndodhë një Kirgistan i dytë, jam kundër qëndrimeve të buta të opozitës, ka frikë nga koalicioni, nga votat e popullit, Enveri i Rilindjes. Të gjithë në prill do ikin në kosh plehrash. Opozita e re të përdorura nga ky sekt i rilindjes, i bëj thirrje Metës që të ngrihemi në këmbë kundër këtij regjimi. Kjo është një mafie në krye të shtetit, janë shkatërruar njerëzit duke ndenjur në çadra", tha Maliqi.

Të fundit