Flash News

KRYESORE

Revoltohen studentët pas incidentit me pedagogun: Kanë hyrë të infiltruar eksponentë të partive, ushtrojnë dhunë e s’na lejojnë të flasim

Revoltohen studentët pas incidentit me pedagogun: Kanë hyrë

Pas incidentit të ndodhur pak minuta më parë me pedagogun e biologjisë Jani Marka, duket se ka nisur një lloj përçarje edhe mes studentëve.

Studentët kanë hedhur akuzat ndaj njëri tjetrit pasi kërkojnë që protesta të mos devijohet dhe të mos bëhen pjesë e protestës të rinj që janë pjesë e forumeve rinore të partive politike.

Sipas një studenteje për ‘fax neës’, të rinjtë po përpiqen t’i përçajnë dhe një pjesë e tyre ushtruan dhunë ndaj pedagogut.

“ Jo politikë, jo organizata. Ata janë të demaskuar mes turmës, nuk duam eksponentë të partive politike dhe  vijnë vetëm për të na përçarë. Ka patur studentë që ushtrojnë  dhunë, kjo nuk është kauza jonë prandaj nuk duam asnjë parti përmes forumeve rinore. Është kaq e qartë, na marrin megafonin dhe nuk lejojnë studentët e lirë të flasin”, u shpreh e revoltuar një studente.

“Mos u përçani, tregoni qytetari. Ju lutem kini kujdes, sepse keni kauzën më te bukur që Shqipëria ka pasur ndonjëherë. Nëse rrimë të bashkuar, askush nuk na thyen,”- janë disa nga thirrjet e studentëve.

Të fundit