Flash News

KRYESORE

Revoltohet Aurela Gaçe: Ore ju artistët e b..., na bëni moral dhe paratë i merrni pa u djersitur

Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe duket se nuk është përmbajtur më ndaj këngëtarëve të tjerë, që këndojnë nëpër club-e, por duke shfrytëzuar benefitet që të jep teknologjia, konkretisht me CD, siç shprehet edhe Gaçe.

Këngëtarja nga Vlora i është përgjigjur një komentuesi në rrjetet sociale, pasi ai i ka shkruar komentin “Të paska nxjerrë blof DJ më duket”.

Ky fakt e ka revoltuar këngëtaren, e cila i është përgjigjur duke thumbuar edhe këngëtarë të tjerë, që s’këndojnë live.

“ Ai ka parë aq shumë ‘hartistë’ në vend që janë ‘live’ në skenë kështu reale domethënë, por të kënduarin e bën CD-ja. Aq shumë e bëjnë sa tani këtij e shumë njerëzve kjo gjë u duket normale. Marrin dhe njerëz të rrinë në skenë sa për sy e faqe. Ka nga ata që bëjnë moral për artin, por paratë nëpër klabe preferojnë t’i marrin pa u djersitur se normal lodhet CD-ja. Ore ju artistët e b... është detyrë more të jeni live, është A-ja dhe Zh-ja. Provojeni se si publiku do ju kërkojë paratë e biletës”, shkruan Gaçe.

Të fundit