Flash News

KRYESORE

Revoltohet Elton Deda: Kjo njollë turpi e çdo qeverie! Ishalla hidheni edhe vetë ndonjë ditë nga makina

Revoltohet Elton Deda: Kjo njollë turpi e çdo qeverie! Ishalla

Këngëtari dhe kantautori i njohur Elton Deda nuk është përmbajtur më dhe është shprehur mjaft i revoltuar me atë çka shkakton vazhdimisht unaza e Fierit.

Sipas këngëtarit, kjo unazë sjell një trafik të rënduar dhe ata që vuajnë pasojat janë qytetarët, mes tyre edhe fëmijë të pafajshëm në pisk të vapës. Për këtë, Deda bën përgjegjës pushtetin qendror, madje këngëtari i risk-ut nuk kursen as ironinë për pushtetarët që ndodhen aktualisht me pushime.

“Unaza e Fierit! Kjo njollë turpi e çdo qeverie! Turistë e fëmijë të pafajshëm duke u dergjur makinave në pisk të vapës.

Shoferë amatorë që e bëjnë lëmsh trafikun. Vetëm për një by-pass torturohen njerëzit e shkretë.

Përveç kësaj, ka gjithmonë një vend te sqetulla e njërit që hipën në ashensorin tim për ata, që nga makinat me targa te turli vendesh, hedhin letra, kanaçe, shishe uji, pampersa dhe ishalla hidhen dhe vetë ndonjë ditë. Pushime të mbara kampionë”, shkruan Elton Deda në rrjetet sociale.

Të fundit