Flash News

KRYESORE

Revoltohet Rudina Magjistari: Ajo që më ndodhi sot është skandaloze

Moderatorja e njohur Rudina Magjistari duket se është përballur me një eksperiencë aspak të mirë, ndërsa ka bërë një porositur një sandviç nga jashtë. Në momentin që ka hapur paketimin, Magjistari është befasuar kur ka parë se buka ishte e mykur. Ajo është revoltuar nga pakujdesia e kompanisë, ndonëse e ka fshehur emrin për të cilin bëhet fjalë.

“Ja çfarë më ndodhi sot rreth orës 15.00 në një nga kafenetë zinxhir të famshme të Tiranës e që edhe në paketim pretendon për ushqim të freskët! S’po e bëj publik emrin e kompanisë, sepse ata e dinë cilët janë. Por nuk mund të mos i ndaja me ju këto pamje, sepse edhe tani që e kujtoj më vonë revoltohem nga fillimi. SKANDALOZE!!! Sepse në këtë gradë që ishte myku në sanduiç sot, më bën të dyshoj që nuk është çështje rastësie dhe thjesht me një ndjesë formale, unë dyshoj se vërtet i vret ndërgjegje. Uroj që ky postim t’i ndërgjegjësojë më mirë”, shkruan Rudina në Instagram.

Raste të tilla nuk janë të rralla, madje edhe kur konsumatorët kanë përfunduar edhe në spital si pasojë e ushqimeve të skaduara.

Të fundit