Flash News

KRYESORE

Revolucion në futboll, italianët kërkojnë ndryshime për zëvendësimet

Revolucion në futboll, italianët kërkojnë ndryshime për

Italianët duan që një rregull shumë i rëndësishëm i futbollit të ndryshojë sa më parë. Bëhet fjalë për numrin e zëvendësimeve gjatë një ndeshjeje.

Rregulli aktual parashikon 3 zëvendësime, ndërsa Federata Italiane e Futbollit (FIGC) ka kërkuar aplikimin e 5 zëvendësimeve. Nuk bëhet fjalë thjesht për ndeshjet me eliminime, që kalojnë 90-minutëshin, por për një ndeshje normale kampionati, kupe, etj.

Gabriele Gravina, kreu i FIGC, i ka dërguar këtë kërkesë Bordit të Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit (IFAB), që është organi drejtues për rregullat e futbollit. FIFA nuk ndërhyn dot drejtpërdrejt për këtë revolucion të futbollit pa këtë organ.

Të fundit