Flash News

KRYESORE

Revolucion te Napoli, De Laurentiis kërkon Igli Taren në postin e Drejtorit Sportiv

Revolucion te Napoli, De Laurentiis kërkon Igli Taren në postin e

Pavarësisht se bëri një sezon pozitiv në Serie A, Napoli rrezikon të mbetet edhe këtë vit pa titullin kampion, pasi humbja me Fiorentinën i ka ulur shanset.

Presidenti i klubit, Aurelio De Laurentiis është duke përgatitur një revolucion të gjerë në skuadër, me lojtarë që do të largohen nga Napoli, përfshirë këtu edhe mbrojtësin shqiptar Elseid Hysaj, oferta për të cilin vijnë nga Anglia, Gjermania dhe Spanja.

Por De Laurentiis nuk do të fokusohet vetëm te lojtarët, por edhe te drejtori i ri sportiv. Për postin e rëndësishëm, presidenti e ka hedhur shikimin drejt Igli Tares, shqiptari që mban të njëjtin post në klubin e Lazios.

Tare është përzgjedhur si drejtori sportiv më i suksesshëm në Itali, me lojtarë që i ka blerë shumë lirë dhe tani vlejnë miliona euro. Por jo vetëm kaq, Lazio është shumë pranë kualifikimit në Champions League, kompeticion ku ka marrë pjesë për herë të fundit në vitin 2007.

Të fundit