Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Rexhë Meta, djali i birësuar i Rose Wilder Lane, që vuajti 27 vjet në burgjet komuniste
Historia e djalit Vuthjan në Kembrixh, pikëtakimi me amerikanen e shquar. Vuajtjet në tri diktatura; u dëbua nga gjenocidi serb nga vendlindja; u internua në kampin e përqëndrimit fashist në Itali dhe më pas, në burgjet komuniste
Nga Luljeta Progni
Kishte çaste kur dukej se fati i ndriçonte, kur dukej se midis errësirës ku e kishte përplasë fati, një shkëndijë shprese do t’i ndriçonte të ardhmen... pati çaste kur në rrugën e tij, gjeti njerëz që e deshën, por fatit tragjik nuk do të mund t’i shpëtonte kurrsesi.
E tillë është jeta e Rexhë Metës, djali i talentuar Vuthjan që mbeti jetim pa nënë, pa babë, por në rrugën e tij ndeshi amerikanen e shquar Rose Wilder Lanë, e cila do të bëhej nëna e tij. Është shqiptari i parë që jetoi madhështinë e studentit të shkëlqyer në një prej universiteteve më të famshme në botë, e atje, la gjurmën e tij përjetë, duke u përshirë në librin e artë të Kembrixhit. Rexhë Meta është njeriu që do të provonte kampet fashiste të përqëndrimit dhe në fund, ato më të tmerrshmet, burgjet komuniste për 27 vjet. Rexhë Meta është njeriu që vuajti ashpër tri diktaturat e tmerrshme të shekullit që shkoi, gjenocidin serb, kampet e përqëndrimit fashist dhe burgjet komuniste.
Rozë Wilder Lane është shkrimtarja e famshme amerikane që ka shkruar “Majat e Shalës”. Erdhi në Shqipëri në vitin 1921, me mision humanitar. Ishte ngarkuar nga Kryqi i Kuq Amerikan për vëzhgimin e veprimtarisë së këtij misioni në Evropë e Azi, pas Luftës së Parë Botërore. Rosë Wilder Lane ishte në Shqipëri në atë kohë, për të ndihmuar refugjatët nga Kosova dhe troje të tjera shqiptare, që ishin larguar nga dhuna e represioni serb dhe për këtë arsye, gjendeshin si refugjatë në Shqipëri. Rozë Wilder Lane drejtonte në atë kohë organizatën e quajtur “Komiteti për mbrojtjen e Kosovës”. Në këtë kohë, shkrimtarja e shquar amerikane udhëtoi drejt veriut të Shqipërisë, në zonat më të thella, në luginën e Shalës në Dukagjin, me qëllim për të hapur një rrjet shkollash atje. Rozë u shoqërua në atë udhëtim, nga një djalë i ri që quhej Rexhë Meta. Ai ishte nga Mali i Zi, nga krahina e Vuthajve dhe kishte ardhur në Shkodër, si pjesë e atyre shqiptarëve që u dëbuan nga serbët. Pas pak kohësh në Shkodër, Rexha kishte humbur të dy prindërit, duke mbetur jetim. Në këtë moment, ishte marrë në mbrojtjen e Kryqit të Kuq Amerikan. Në grupin e fëmijëve refugjatë, Rexha dallonte për aftësitë e tij për arsimin dhe kryesisht mësimin e gjuhës angleze. Për shkak se dinte gjuhën angleze, ai u bë shoqërues i Rozë Wilder Lanë në udhëtimin e saj të famshëm në zonën e Dukagjinit, prej nga do të vinte edhe vepra e saj e famshme, “Majat e Shalës”. Gjatë udhëtimit, Rexha e kishte shpëtuar shpesh Rozën nga rreziqe të ndryshme që vinin në ato zona aq të ashpra të veriut të Shqipërisë. Një prej tyre ishte momenti delikat, kur Roza kishte rrezikuar të binte në një greminë dhe guximi i të riut Rexhë e shpëtoi shkrimtaren. Prej këtij momenti, Roza u ndje shumë borxhlie për të riun përkthyes që e shoqëronte. Ajo i ofroi një shumë parash si shpërblim për shpëtimin e jetës, por Rexha e refuzoi menjehërë duke i thënë: “Ti vetëm shkruaj për Shqipërinë”. Roza ishte mahnitur nga sjellja e djalit të ri, që veç të tjerash, ishte shumë i varfër, por e refuzoi shumën e parave nga amerikania. Kaluan pak kohë dhe Roza vendosi ta adoptojë të riun fisnik. Nisi menjëherë shkollimin e Rexhës, duke e regjistruar fillimisht në shkollën teknike Harry Fultz. Pas rezultateve të shkëlqyera në Harry Fultz, Rexha nisi studimet në universitetin e Kembrixhit. Në vitin 1937, Rexha përundoi studimet me rezultate të shkëlqyera, atje mbrojti edhe gradën doktoraturë në ekonomi. Rexha përfundoi gjithë ciklin e studimve me medalje të artë dhe për këtë arsye, emri i tij është edhe sot në librin e Artë të Universitetit të Kembrixhit.
Në kohën kur Rexha po përfundonte studimet në Kembrixh, nëna e tij që e kishte birësuar, Roze Wild Lane, vendosi të jetojë në Shqipëri përfundimisht. Rozë ndërtoi në Tiranë dy shtëpi, një për vete dhe një për Rexhën dhe familjen e tij, kohë kur Rexha po ndërtonte familje, pasi ishte martuar me Përtefe Lekën. Pas martesës, Rexha dhe Përtefja lindën vajzën e parë, e cila u pagëzua me emrin Bora Rose dhe emri u vendos nga prindrit e saj, me qëllim që të kujtonte gjithmonë gjyshen amerikane.
Internimi në kampin e përqëndrimit në Itali
Pikërisht në vitet 1939, kur Rexha ishte sistemuar me familjen dhe bashkë me të, ishte edhe e ëma Rozë Wild Lane, Rexha internohet në Itali si antifashist.
Në vitin 1940, internohet në kampet e përqëndrimit në Itali bashkë me familjen, ku qëndroi deri në kapitullimin e Italisë, 1943. Sapo ishte kthyer në Shqipëri, Rexha angazhohet në Mbledhjen Themeluese të Lidhjes së Dytë të Prizrenit, si delegat i Maleve të Kosovës, siç quhej Plava e Gucia. Ai u angazhua në hartimin e Statutit dhe të Programit të kësaj organizate.
27 vitet në burgjet komuniste
Këtu nis kalvari i gjatë i vuajtjeve të Rexhë Metës, i cili nuk mund të shpëtohej më nga e ëma e tij Rosë Wild Lane. Rexhë Meta ishte në listën e atyre personaliteteve që regjimi komunist i kishte piketuar për t’i zhdukur. Rexha shquhej në atë kohë, si intelektual dhe patriot i zëshëm për bashkimin e tokave shqiptare. Kjo është edhe një ndër arsyet pse ishte piketuar për t'u asgjësuar, edhe për shkak të ndërhyrjes së serbëve, që e donin atë të vdekur. Rexha u arrestua në fillim të vitit 1945 dhe u dënua me vdekje. Menjëherë pas vendimit të komunistëve, për ta shpallur armik të popullit dhe për ta asgjësuar, e ëma Rose Wild Lanë u angazhua me urgjencë dhe me ndërhyrjen e autoriteve angleze dhe amerikane, ia doli t’i shpëtoje jetën Rexhës. Regjimi pranoi të heqë dënimin me vdekje dhe vendosi dënimin me 27 vjet burg.
Roza i vazhdoi përpjekjet për ta liruar, por ishte e pamundur. Rosë Wilder Lanë i shkroi një letër Bess Truman, bashkëshortes së presidentit amerikan të asaj kohe, ku i kërkonte ndihmë për lirimin nga burgu të birit të saj, Rexhë Meta. Rosë Wilder Lanë nuk pushoi përpjekjet e saj përmes institucioneve të larta shtetërore amerikane, por beteja ishte shumë e vështirë. Erdhi një moment, kur familja e Rexhës e këshilloi shkrimtaren të tërhiqej nga përpjekjet e saj për ta liruar Rxhën, sepse sa më shumë ajo pëpiqej, aq më shumë komunsitët e shtonin presionin dhe torturat ndaj tij e familjarëve të tij.
Përtefe Leka, ishte bashkëshortja e Rexhës, me të cilën Rosë po mbante kontaktet në mënyrë të fshehtë. Gjatë kësaj kohe, Përtefe Lekës i kishin pushkatuar si antikomunist, të vëllanë, Bardhosh Danin. Këto informacione që Rosës i vinin nga Përtefja, e tmerruan shkrimtaren amerikane dhe për këtë arsye, ajo kërkoi ndihmën e miqve të saj të Kryqit të Kuq Evropian, që të mund të shpëtonin Rexhën dhe familjen e tij. Përpjekjet e Rose dhe miqve të saj nuk e mundësuan lirimin e Rexhës, i cili kreu 27 vjet në burgjet komuniste.
Në vitin 1968, kur Rose ishte e sëmurë dhe e kishte kuptuar se ishte në ditët e fundit të jetës, një ndër amanetet që ajo i la birit të saj të dyë të adoptuar në SHBA, Roger Mac Bride, ishte porosia që ai të mos i ndalte kurrë përpjekjet për t'u lidhur me vëllanë e tij në Shqipëri, Rexhë Meta.
Rose Wilder Lane ndërroi jetë në vitin 1968. Ndërkohë, Rexha vazhdonte dënimin në burgjet komuniste. Pasi i përfundoi vitet e burgut, Rexha u kthye pranë familjes. Punoi për disa kohë si roje, në një ndërmarrje në Shkodër. Ndërroi jetë në vitin 1984.
Në vitin 1991, i biri i dytë i birësuar i Rose Wilder Lane, Roger Mac Bride, mundi të lidhej me vajzën e Rexhë Metës, Bora Rose. Ajo kishte shkuar në Itali si refugjate në vitin 1991, atje ku e gjeti Roger dhe e mori me vete bashkë me familjen e saj, duke e vendosur në Florida, atje ku jeton edhe sot.
*Rrëfimet janë marrë nga libri “Saga e dhimbjes” me autore Fatbardha Saraçin, botim i ISKK 2018. Historia e Rexhës është mbështetur në letrën dëshmi, që bashkëshortja e Rexhë Metës, Përtefe Leka, i ka dhënë autores së librit.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38