Flash News

KRYESORE

Rexhep Rraja kërkon lirimin, Zhupa: A janë këto indicie se Xhisielën e kanë detyruar?

Rexhep Rraja kërkon lirimin, Zhupa: A janë këto indicie se

Rexhep Rraja kërkon lirimin me pretekstin se Xhisiela Maloku ka tërhequr denoncimin. Pas këtij veprimi të të dyshuarit si dhunues i Xhisielës, ka reaguar zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa.

Zhupa rendit disa detaje nga veshja dhe sjellja e Xhisielës së fundmi, si makinën e vitit 2017-të, syzet e celularin e kushtueshëm, ndërsa ngre pyetjen, “A janë këto indicie se Xhisielën e kanë detyruar të tërheqë denoncimin?”

Reagimi i Ina Zhupës:

Rexhep Rraja ka kërkuar lirimin me pretekstin se Xhisiela ka tërhequr denoncimin!

Po pse Xhisiela e paska tërhequr përsëri denoncimin? A u kërcënua përseri ajo? A u vërtetua vallë se cigaren e kishte fikur vetë në trupin e saj?

Xhisiela Maloku u filmua se fundmi teksa drejtonte një makinë të vitit 2017 që kushton mijëra euro. Gjithashtu, gazetarët vunë në dukje celular iPhone X dhe syze Guçi, që po ashtu kushtojnë qindra euro.

Ku mund ti ketë gjetur Xhisiela kaq shumë para?!

A janë këto indicie se Xhisiela Malokun e kanë detyruar të tërheqë denoncimin, dhe a janë përfshirë nga prokuroria në hetim?

Me Edi Ramën në krye të institucioneve, krimi është gjithmonë i pafajshëm dhe viktima fajtor.

Të fundit