Flash News

KRYESORE

Rexhep Rraja kërkon lirinë, këta janë gjyqtarët që do të marrin vendimin

Rexhep Rraja kërkon lirinë, këta janë gjyqtarët që

Rexhep Rraja është denoncuar nga ish-e dashura e tij, Xhisiela Maloku, për dhunë të vazhdueshme, një ngjarje që ka trazuar edhe politikën në Shqipëri. Ndonëse policia dhe prokuroria nuk vepruan për më shumë se dy muaj për këtë denoncim, Rraja u burgos vetëm pas bërjes publik të lajmit në media.

Por pasi Gjykata e Krujës vendosi masën e sigurisë “arrest me burg”, djali i deputetit të PS, Rrahman Rraja, ka vendosur të apelojë vendimin.

Burime për ‘BalkanËeb’ konfirmuan se trupa gjykuese do të kryesohet nga gjyqtarja Shpresa Beçaj ndërsa anëtarët janë Ridvan Hado dhe Zeqine Sollaku. Procesi gjyqësor pritet të mbahet ditën e mërkurë në Gjykatën e Apelit në Tiranë.

Të fundit