Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Rexhepi te rraja e zgjedhjeve të rëna dhe Basha te rrënjët e zgjidhjes
Alfred Lela
Gegët përdorin fjalën rraja ose rranja për variantin tosk të letrarizuar rrënjët. Gjithë këto ditë, teksa mbiemri Rraja u bënë më i lakuari (Rilindja është përfundimisht 'shtëpia më e famshme në Shqipëri'), kush ka një prirje filologjike (dashuri për gjuhën), ndoshta i është afruar qasjes se, sa shumë tipologjia rraja, e fortpërkrahur nga Kryeministri që prej zgjedhjeve të 2013, shpjegon rrënjët e shumë fenomeneve që i janë prezantuar Shqipërisë bashkë me Rilindjen.
Më flagranti dhe abuzivi i këtyre fenomeneve është prishja e zgjedhjeve. Që ka çuar në rënie të tyre. Duhet thënë që në krye se, në kutitë e votimit, qoshkat kufizuar me perde apo edhe në infrastrukturën zgjedhore (ndikimit te vota me anë formash jodemokratike) janë futur duart që herët. Ndoshta fillimi i këtij zhbalancimi të së drejtës universale dhe private të njeriut për të patur një zë në pushtet janë zgjedhjet e vitit 1946, kur përballë ishin komunistët me partitë e tjera, kryesisht nacionaliste. Dredhia e komunistëve për të kuptuar se kush votonte kundër tyre u zgjidh duke i bërë kutitë e votimit prej teneqeje, në mënyrë që të dëgjohej se 'vota e kujt nuk kërciste për Frontin'. Asokohe votohej duke hedhur një kokër në kuti.
Tani 'vota për Frontin' kërcet në një mënyrë tjetër. Janë sjellë shembuj të shumtë të trysninë, frikësimit, blerjes së votës, por as ilustrimet, as raportet e vëzhguesve ndërkombëtarë, asgjë, nuk ka peshuar më shumë në vërtetimin e brerjes së këtij dyshimi se sa përbërja e trupës përfaqësuese politike të Rilindjes, si në Kuvend, në pushtetin lokal, nëpër drejtori të rëndësishme etj. Nevoja për prova, për gjurmë, bie kur para syve shfaqet ujku.
Sikur të mos mjaftonte kaq, si një shërbim i papritur për të vërtetën nga burimi më i pagjasë, ka ardhur një shenjë tjetër e sindromës së kapjes apo rënies së zgjedhjeve. Rexhep Rraja, i biri i një deputeti socialist, përfshirë në një skandal ku përzihen dhuna, politika dhe erosi, ka lëshuar para kamerave shpalljen fatale drejtuar kryetarit të opozitës. 'Lulzim Basha, do ta shohë në zgjedhje', ka thënë Rraja me nota kërcënimi e rivendikimi (hakmarrjeje). Ky përbetim është transmetuar dhe komentuar, por jo aq sa duhet. Shumë më pak se duhet.
Në vetvete, dialogu i hapur nga një i arrestuar me kredite të vetat në botën e parapolitikës me kryetarin e opozitës (në krye të forcave që duan të marrin një ditë pushtetin nëpërmjet votës), është elementi më alarmant i gjithë 'Dosjes Rr'. Më shumë se dhuna mbi Xhisielën, prania kërcënuese në zyrat e Policisë e dy deputetëve dhe një kryebashkiaku (gjithnjë sipas nënkomisarit Nuhu), dhe të gjitha elementët që kanë rrjedhur para publikut që prej dëshmisë së ish-oficerit të policisë.
Deklarata për luftë në zgjedhjet e ardhshme e Rexhep Rrajës kundër kryeministrit në hije të Shqipërisë, shefit të një partie që e ka qeverisur vendin më shumë se gjysmën e tranzicionit, nuk tregon vetëm impulset apo vetëbesimin e një gangsteri nga Nikla. Krejt tjetër, dëshmon afrimitetin e fiseve, lokaliteteve dhe personazheve të forta, parapolitike me shtetin dhe pushtetin që e drejton. Flet për një 'besë të zezë', për një kod mafioz, për një lidhje 'intime' mes një krahu politik dhe falangave diverse që e shtyjnë atë drejt shumicës në parlament dhe drejt pushtetit.
Ky është një alarm për zgjedhjet e radhës, dhe të gjitha zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri, nëse nuk ka një vullnet, një zgjidhje dhe një exit nga kjo aleancë. Bashës dhe opozitës i mbetet ky si imperativi i kohës dhe i fatit politik të forcave që drejton.
Nëse nuk e pret këtë nyjë gordiane që ka lidhur çdo liri zgjedhore, civile dhe politike, ai do të mbetet kryeministri në hije për nuk dihet sa. Ndër të tjera i duhet të kërkojë Aleancën e Shoqërisë, përkundër Aleancës së Qelbësirave.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38