Flash News

KRYESORE

Rezart Taçi akuza publike Ridvan Bodes: Bëri ligje që rafineria e ARMO-s të dali me humbje

Rezart Taçi ka lëshuar akuza publike ndaj ish-ministrit të Financave, Ridvan Bode, se ka hartuar qëllimisht ligje që rafineria e naftës, ARMO, të dalë gjithnjë me humbje. Gjatë një lidhje direkte në ‘Opinion’, Taçi paralajmëroi se kjo situatë do të vijojë nëse nuk ndërhyhet në institucionet shtetërore dhe nëse nuk ndryshohen ligjet.

“Se çfarë ka bërë ky zotëri e dini më mirë ju (i drejtohet Fevziut) se sa unë. Zoti Fevziu, janë bërë disa ligje, ndoshta edhe nga ky zotëri që ju përmendët (Ridvan Bode), që ajo industri të mos punojë, që ajo industri të dalë në humbje. Janë bërë shumë ligje. Nuk janë aplikuar ligje që respektojnë standardet ndërkombëtare, janë aplikuar ligje që kjo kompani mos të punojë dhe kjo kompani do të dalë me humbje nëse nuk ka ekspertizë në instucionet e shtetit për të bërë ligjet e duhura”, u shpreh Taçi. 

Sipas Taçit, rafineria e Ballshit del me 3 milionë dollarë humbje në muaj. 

ARMO/ Besnik Sulaj-Fevziut: Ke ftuar njerëz jo kompetentë. Gruaja e Taçit-gazetares: Kërko falje ose të çoj në gjykatë

Të fundit